Shumë prej qytetarëve e shfrytëzojnë mundësinë për blerje online të produkteve të ndryshme, mirëpo asnjëherë nuk e verifikojnë se a është i regjistruar në ARBK biznesi në të cilën porosisin produktet e tyre.
Andaj, Mbrojtësit e Konsumatorëve me anë të një njoftimi në facebook ka thënë se nëse biznesi nuk është i regjistruar dhe nuk lëshon kupon fiskal, inspektorati gjendet në vështirësi për të inspektuar dhe për të realizuar të drejtat e konsumatorëve, ndërkohë që sipas tyre në një situatë të tillë ne si konsumatorë mund të mbohemi edhe vetë.
Ata këshillojnë që para se qytetarët të porosisin ndonjë produkt ose mall për blerje online duhet që të verifikojnë se a është biznesi i regjistruar në ARBK këtu: 🔗https://arbk.rks-gov.net/
“Nëse nuk është, mos blej prej tij!”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/