“I mençur është ai që e konsideron shëndetin si mirësinë më të madhe për njeriun”
Hipokrati
Kur je në një nivel të lartë entuziazmi, ener gjia jote është e lartë… apo jo?
Kjo sepse motivimi të jep energji. Por, ti je gjithmonë në nevojë për diçka plus motivimit, që të të lindë një sasi e madhe energjie brenda teje. Në këtë pjesë, unë do të të udhëzoj për në mjetet më mëdha, të cilat të mundësojnë ta rrisësh energjinë tënde, nëpërmjet një mënyre tepër efikase.
Për një periudhë më shumë se tridhjetëvje çare, kam studiuar dhe hulumtuar rreth mënyrës se si sistemi i frymëmarrjes, ushqyerjes, pirjes, dhe sportit, ndikon në suksesin e njeriut.
Për vite me radhë kam qenë kampion e Egjiptit në ping-pong dhe kam përfaqësuar shtetin tim bashkë me ekipin kombëtar, në Kampionatin Botëror në Gjermani, në vitin 1969. Si sportist i një niveli konkurrues serioz, isha gjithmonë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut të ekipit dhe të trajnerëve, të cilët më jepnin këshilla mjekësore. Kjo bëri që të më formohen zakone të mira shëndetësore, një prej të cilave është se, pavarësisht udhëtimeve të mia jashtë vendit dhe të jetuarit tim në shoqërinë perëndimore, nuk kam përdorur kurrë asnjëherë alkool, as nuk pi duhan, as nuk rri deri natën vonë zgjuar, madje edhe kafeja apo pijet e gazuara, nuk kanë vend tek unë. Gjithmonë kam konsideruar se jeta e shëndetshme dhe e rregullt, është përparësia ime më e rëndësishme.
Kam bindjen se ndoshta është e mundur që njerëzit të ndahen tre llojesh:
1. Janë ata njerëz të suksesshëm, nga të gjitha aspektet… Ata që punojnë fort dhe me mençuri, që ushqehen shëndetshëm, praktikojnë ushtrime sportive rregullisht, dhe gjithmonë e ndajnë një kohë të mjaftueshme për veten dhe për familjen e tyre. Pra, ata ia krijojnë vetes edhe mu ndësinë që të jetojnë një jetë të shëndetshme të balancuar.
2. Janë ata njerëz që e përqendrojnë suksesin vetëm në punën e tyre, që kanë një qëllim kryesor në jetë, i cili përmblidhet vetëm te puna e vazhdueshme, përpjekjet e mëdha, zgjerimi i punë dhe krijimi i pasurisë së bollshme. Në fakt, ata arrijnë të kenë sukses nga ana materiale, por ky sukses arrihet në llogari të aspekteve të tjera të jetës së tyre… Për shembull, sistemi i tyre i ushqyerjes nuk është i shëndetshëm, pinë duhan, krijojnë varësi ndaj pirjes së kafesë apo të çajit në mënyrë të pangopshme, ndoshta konsumojnë edhe alkool, dhe ndodh që të kenë kohë për të praktikuar ndonjë sport. Këtë kategori gjithmonë e dëgjon të ankohet se nuk kanë kohë për asgjë tjetër përveç punës dhe se gjithmonë janë të zënë për shkak të detyrimeve të shumta që kanë në punë.
3. Ky lloj njerëzish e jeton jetën në një rreth vicioz. Këta njerëz përfaqësojnë atë kategori që e fillojnë ditën me një cigare dhe një filxhan kafe, pastaj fillojnë luftën e tyre që në mëngjes, së bashku me trafikun rrugor duke shkuar në punë, dhe pastaj kthehen në fund të ditës në shtëpi, për të ngrënë sa më shpejt, çfarëdo ushqimi që gjendet, cilat do qofshin vlerat e tij ushqyese, pastaj ulen përpara televizorit derisa u vjen gjumi. Ata gjithë ditën e vazhdojnë me kafe dhe cigare dhe pak u shkon në mendje ndonjë lloj sporti për ta praktikuar. Pas gjithë kësaj, ata qortoj në fatin e tyre të keq, për energjitë e pakta që kanë dhe për shëndetin e tyre të përkeqësuar.
Këto tri lloje njerëzish gjenden në çdo vend të botës, aq sa disa hulumtues amerikanë gjetën se një në dy amerikanë vdes nga sëmundjet e zemrës dhe një në tre vdes me kancer. Ata njerëz bien në kurthin e “ngritjes së nivelit të jetesës”, në vend që ta jetojnë vërtet jetën e tyre. George Bernard Shaw ka thënë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë dhe duhet ngritur niveli i të dyve, që të jetosh jetë të shëndetshme.”
Ne një nga ligjëratat e mia, me temë “Jeta e shëndetshme”, i pyeta të pranishmit: Cili prej jush mban mace apo qen? Ishte e natyrshme që disa të ngrenin dorën.. Njëri prej tyre tha se ka një qen… Unë e pyeta: A e nxjerr qenin përditë në shëtitje në mëngjes?
Natyrisht, -ma ktheu ai- për një orë të plotë.
Unë e pyeta: A i jep qenit cigare, apo alk ool, apo ta ushqesh me çfarëdo qoftë?
– Natyrisht që jo. Ma ktheu ai.
Sa kushton ky qen? e pyeta unë.
Pesëqind dollar, tha ai
Cili është sistemi yt i të ushqyerit, çdo ditë? e pyeta unë.
Ai tha: Unë nuk ha mëngjes, por mjaftohem duke pirë shumë kafe. Në drekë ha ushqim ve të shpejtë, për shkak të angazhimeve të shumta në punë, ndërsa në darkë ha çfarëdo që të ketë në shtëpi.
– A praktikon ushtrime sportive apo të merresh me ndonjë sport të veçantë? e pyeta unë. – Jo, sepse nuk kam kohë për këto gjëra, ma ktheu ai.
Pyetja e fundit që i drejtova ishte: A je duhanpirës?
Dhe me entuziazëm më tha: Po, tymos gati një paketë cigare çdo ditë.
Pastaj i thashë: Le ta analizojmë këtë situatë… Ti i jep qenit tënd ushqimin e posaçëm për të, ushqim i cili i përmban të gjithë elementet ushqyese që ai ka nevojë, vazhdon ta shëtisësh çdo ditë atë dhe nuk i jep asnjë ushqim qejfi, apo alkool, dhe e gjitha kjo që ta ruash, ndërsa për veten tënde ti pi një paketë cigare në ditë, nuk praktikon asnjë sport, ushqehesh me çfarëdo lloj ushqimi, pavarësisht vlerave ushqimore që mund të ketë, pi shumë kafe… pavarësisht se ky trupi yt vlen miliarda dollarë.
Ai qeshi dhe tha: Për këtë arsye unë mendoj se do të vdes para qenit tim.