Vendimi i Këshillit të Ministrave do të dërgohet për procedurë të mëtutjeshme parlamentare.
Këshilli i Ministrave të Iranit ka miratuar një draft mbi futjen e toman-it si valutë zyrtare në vend, duke zëvendësuar rialin aktual, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Këshillit të Ministrave do të dërgohet për procedurë të mëtutjeshme parlamentare. Në draft theksohet se një toman vlenë dhjetë rial.
Monedha aktuale zyrtare në Iran – riali, është futur në qarkullim në vitin 1932.