“Hobet kanë fuqi të madhe shëruese, të largojnë nga presionet e jetës së përditshme dhe të çojnë clrejt qetësisë dhe lumturisë.”
Dr. Ibrahim el-Fekij
Si e kalon një ditë tënden?
A ke ndonjë hobi të veçantë me të cilin merresh më së paku një herë nëjavë?
Gjatë shëtitjeve të mia nëpër botë, gjatë seminareve që mbaj, por edhe në klinikën time gjithmonë u parashtroj njerëzve këto dy pyetje. Përgjigjet në këtë pyetje janë të njëjta pa marrë parasysh se prej cilit vend janë njerëzit që pyes. Shumica përgjigjen me: “Kam pasur një hobi, por tani jam rritur dhe nuk merrem më me atë.” Ose të tjerët përgjigjen me: “Hobet, sportet janë për fëmijë.” Ose përgjigjen me: “Nuk më mjafton koha që të kryej detyrat e mia, e lëre më të merrem me diçka tjetër.” Ose të tjerët thonë: “Hobet janë humbje e kohës kot më së koti.” Të shohim tani se cka thone punimet dhe hulumtimet shkencore për hobin dhe rëndësinë e tij:
Revista “Rojters Daxhest” publikoi: “Praktikimi ose pasja e një hobi të caktuar ndihmon praktikuesin e tij për të qenë i lumtur. Gjithashtu, e ndihmojnë atë që të kontrollojë jetën e vet si dhe e ndihmon të jetë i suksesshëm në jetën e tij.” Ndërsa një hulumtim suedez thotë: “Njerëzit që kanë një hobi, e duan atë dhe e praktikojnë, të tillët nuk mund të kenë sëmundje psikike. Përveç kësaj, të atillët kanë më pak mundësi të kenë sëmundje të zemrës në krahasim me ata që nuk kanë asnjë hobi dhe që nuk merren me asgjë gjatë kohës së lirë.” Ndërsa miliarderi amerikan Çarls Xhi- I fenz në librin e tij “E vërteta e vetvetes” shkruan: “Sikur të mos ishte hobi im nuk do të kisha pasur mundësi të mendoja qetë e as nuk do ta kisha arritur atë që kam arritur.” Dijetari amerikan dr. Vajn Dajr në librv e tij “Dhjetë sekretet e lumturisë dhe suksesit” thotë: “Nuk mund të shkruaj asgjë nëse nuk ndihem optimist në maksimum dhe këtë e arrij kur merrem me hobin tim, me ecjen.” Dr. Dajr ecën në këmbë çdo ditë nga një orë më së paku dhe ky është hobi i tij.
Më kujtohet vëllai im, dr. Ahmed el-Fekij, se si ai ruante pëllumba kur ishte i ri. I pati ndërtuar babai ynë – Zoti e faltë – një qymez mbi shtëpinë tonë në qytetin e Aleksandrisë. E pati ndarë Ahmedi qymezin në shumë pjesë dhe në çdonjërën pjesë të qymezit pati vendosur pëllumba të një lloji të veçantë. Gjithashtu, ai i binte flautit. Çdo ditë lëshonte pëllumbat të fluturojnë dhe i binte flautit, ky ishte hobi i tij. Ndërsa kur unë ngjitesha lart tek pëllumbat, nuk më pranonin dhe iknin nga unë. Posaçërisht ishte një pëllumb mashkull, i cili, sa herë që ngjitesha tek ta pa Ahmedin, më sulmonte. Sikur donte të më thoshte se ky është vendi i Ahmedit dhe nuk duam askënd tjetër këtu.
Ne talleshim me Ahmedin dhe bënim shaka me të për hobin që kishte. Mirëpo, Ahmedi ishte i riu më i qetë nga gjithë ne dhe ishte më i suksesshmi në mësime.
Vëllai ynë më i madh, Seidi, merrej me kultivimin e kungujve, ndërsa motra jonë më e madhe ruante mace dhe ai ishte hobi i saj. Kujdesej në mënyrë të përpiktë për macet dhe ishte e lidhur ngushtë me to. Më e çuditshmja ishte se kur ajo u martua dhe u befasua kur kuptoi se burri i saj i urrente macet. Lidhja e tyre u acarua aq shumë saqë arriti deri në atë gjendje sa burri i saj e pyeti se kë do të zgjedhë, macet apo atë. Ajo pa u menduar fare tha: Macet! Atëherë ndërhyri babai ynë dhe arriti ta pajtojë motrën tonë që të shkojë të shtëpia e burrit të saj pa i marrë macet me vete. Ndërsa unë personalisht jam marrë më së shumti me ping-pong, por jam marrë edhe me karate, me ecje, kam vrapuar rregullisht, jam marrë me not, me vizatim etj. Të gjithë ne, unë dhe vëllezërit e motrat e mia, që të gjithë jemi marrë me diçka për të cilën nuk kemi qenë të detyruar. Pra, kemi pasur që të gjithë nga nje hobi, por asnjëherë nuk ia kemi ditur rëndësinë kësaj. Këto gjëra na kanë ndihmuar në jetë, na kanë larguar nga sjelljet dhe veprimet e këqija, si: duhani, droga, alkooli etj.
Është vërtetuar se njeriu që nuk ka një hobi të veçantë me të cilin e kalon kohën e lirë ka gjasa shumë më të mëdha nga ai që ka një hobi, ka gjasat më të mëdha që të sëmuret nga zemra, nga diabeti, nga tensioni, por edhe nga sëmundje të ndryshme psikike. Ai që nuk ka një hobi nevrikoset shumë më shpejt dhe nuk mund t’i kontrollojë nervat. Hidhërohet edhe për arsyen më të vogël pa marrë parasysh a e shpreh hidhërimin apo e mban në vete. Dhe të atillët nuk mendojnë për asgjë, përveçse për punën e tyre edhe atëherë kur nuk janë në punë.
Koha e punës dhe koha e lirë janë sikur dy anët e një monedhe të hekurt. Kur je në punë ndihesh mirë, sepse ti prodhon, përparon dhe fiton. Ndërsa kur je i lirë dhe merresh me diçka të veçantë të cilën e do, ke një hobi të veçantë, gjithashtu edhe në këtë kohë do të ndihesh mirë. Kjo të bën të ndihesh mirë, i qetë dhe i lumtur gjatë gjithë kohës. Përveç kësaj, ti do të jesh edhe më i suksesshëm në punë, por edhe më i shëndetshëm.
E shënova edhe këtë këshillë, këshillën e dhjetë, në mesin e këshillave për mendimin pozitiv, gjegjësisht për ndryshimin e mendimit nga të qenit negativ në pozitiv. Ti e di shumë mirë se mendja e njeriut pasurohet me përvojat e tij, me ato që ai i përjeton çdo ditë gjatë jetës së tij dhe, për këtë arsye, unë të sugjeroj që ta marrësh këtë këshillë me seriozitet. Të fillosh të merresh me diçka që ti e do, si, për shembull, me not, me tenis ose me çfarëdo lloji sporti tjetër që ti do. Ose mund të bësh xhoging ose të ecësh çdo ditë nga pak, rrëshqitje në akull, vozitje me biçikletë, lexim ose me çfarëdo qoftë tjetër, me rëndësi është që ti të kesh një gjë me të cilën do të merresh gjatë kohës sate të lirë. Uroj të përcaktohesh për hobin tënd, për kohën gjatë së cilës do të merresh me atë dhe të jesh i lumtur nga përzgjedhja jote.
Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij