Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM4 2020
Industria nxjerrëse prin me rritje në TM4 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM4 2020 (2017=100)
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e katër (TM4) 2020, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2020, ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 98.71%; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 31.54%; si dhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 21.76%.
Ndërsa ulje kishte në sektorin e industrisë përpunuese (C) për (-13.16%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2019), ka pasur rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 7.50%; sektorin e furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 3.69%; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 2.77%.
Ndërsa, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-13.71%).