Huawei prezanton zgjidhjen afatgjatë “5G Microwave” që nxit përhapjen e 5G

Ndërsa shpërndarja e rrjetit 5G rritet, edhe rrjetet e saj po vendosen në një numër në rritje zonash. Gjatë Forumit “Global Mobile Broadband” për vitin 2020, Huawei zbuloi zgjidhjen novatore afatgjatë “5G microwave” me E-band që kombinon antenën inteligjente të gjurmimit të rrezeve (IBT) me E-band me fuqi të lartë. Ky kombinim rrit distancën e transmetimit nga 3 deri në 5 km dhe siguron një kapacitet 20 Gb/s. Po ashtu, nëpërmjet kësaj zgjidhje lehtësohen kërkesat e vendosjes së stacionit, duke përshpejtuar përhapjen e 5G.

E-band luan një rol shumë të rëndësishëm në transmetimin me mikrovalë të 5G. Banda qëndron në intervalin e radiofrekuencave 80 GHz dhe siguron një gjerësi deri 20 Gb/s. Spektri me frekuencë të lartë kërkon kënde të vogla rrezesh dhe qëndrueshmëri më të lartë për të vendosur antena me diametër më të madh. Si rrjedhojë, për të vendosur E-band përdoren kryesisht antenat me një diametër 0.3 metra. Sidoqoftë, distanca e transmetimit është shumë e shkurtër për të mbështetur përhapjen e shkallëzuar të 5G.

Antena IBT, e përdour për ndjekjen e rrezeve inteligjente, është antena e parë me mikrovalë aktive në industrinë e ICT. Ajo përdor algoritme inteligjente për të ruajtur stabilitetin e rrezeve, duke zvogëluar ndjeshëm kërkesat e vendosjes së E-band mbi stabilitetin e stacionit. Kjo mundëson vendosjen e antenave me E-band me një diametër më të madh, me përmasa 0,6 dhe 0,9 metra.

Përveç kësaj, kjo risi lejon që fuqia e transmetimit të rritet me 6 dB për sinjalet e bandës E. Me këto dy përmirësime, distanca e transmetimit rritet më shumë se 50%, duke arritur 5 km, ndërsa siguron një kapacitet prej 20 Gb/s. Ky nivel performance përmbush plotësisht kërkesat e shpërndarjes në zonat urbane.

Kur flasim për stacionet grumbulluese, vërejmë se po kërkojnë gjithnjë e më shumë transportues që sigurojnë disa burime spektri, pasi numri i drejtimeve rritet vazhdimisht. Në këtë rast ajo që u vjen në ndihmë eshtë zgjidhja SuperHUB pasi përmirëson ndjeshëm efikasitetin spektral me 2 deri në 3 herë. Përveç përmirësimit të efikasitetit spektral, kjo u mundëson transportuesve të rrisin dendësinë e shpërndarjes me kosto të reduktuara.

“5G Microwave” nga Huawei do të vazhdojë përmirësimin duke rritur distancën e transmetimit, efikasitetin spektral dhe zhvillimin e stacionit për të lehtësuar përhapjen e 5G. Huawei është e angazhuar të ofrojë zgjidhje të thjeshta e të lehta për tu vendosur në mënyrë që vendosja e rrjeteve 5G në të gjithë botën të përshpejtohet. /BM/

Artikulli paraprakHakerimi përmes kompanisë SolarWinds, ka ndikuar tek agjencitë qeveritare dhe lokale
Artikulli tjetër10 njerëzit më të rëndësishëm të vitit 2020 në shkencë