Gjiganti italian ENI zbulon basenin e stërmadh gazmbajtëse në Egjiptit

Rezerva natyrore vlerësohet se përmban 10 trilionë metra kub gaz ose ekujvalentin e 5.5 miliardë fuçive naftë dhe është një nga më të mëdhatë në botë të zbuluara deri tani.

 

Eni, e cila ka kryer shpime me koncesion nga Egjipti, e bëri njoftimin të dielën dhe tha se zbulimi mund të ndryshojë të gjithë lojën e energjisë në Egjipt dhe më gjerë. Baseni gazmbajtës gjendet 1,450 metra nën sipërfaqen e detit dhe ka një sipërfaqe prej 100 kilometrash katrore.

Eni tha se fusha Zohr “mund të bëhet një nga zbulimet më të mëdha të gazit natyror në botë” dhe të ndihmojë Egjiptin të plotësojë nevojat e veta me gaz për shumë dekada.

“Ky zbulim historic do të jetë në gjendje të transformojë skenarin e energjisë të Egjiptit”, deklaroi drejtori ekzekutiv I Eni Claudio Descalzi.

ENI është kompania më e madhe energjetike e huaj në Afrikë.

Qershorin e kaluar ajo nënshkroi një marrëveshje eksplorimi me Egjiptin me vlerë 2 miliardë dollarë për të shpuar në gadishullin e Sinait, Gjirin e Suezit, zonat e Mesdheut dhe Deltën e Nilit.

Gjatë viteve të fundit në Mesdhe ka pasur zbulime të rëndësishme gazi, përfshirë një zonë naftëmbajtëse në detin mes Izraelit dhe Qipros.

Artikulli paraprakKompania “Liri” prezanton prodhimet në panairin “WorldFood Istanbul”
Artikulli tjetërStamboll: Konferencë ndërkombëtare për turizmin hallall