Gjermania bie në recesion pasi inflacioni godet ekonominë

Inflacioni i vazhdueshëm ka ndihmuar në shtyrjen e Gjermanisë në recesion në tre muajt e parë të vitit, tregojnë tw dhwnat e fundit.

Ekonomia më e madhe e Evropës u ndikua keq gjithashtu kur furnizimet me gazin rus u shteruan pas pushtimit të Ukrainës, thanë analistët.

Ekonomia u tkurr me 0.3 pwrqind midis janarit dhe marsit, tha zyra e statistikave tw kwtij vendi

Kjo pasoi një tkurrje prej 0.5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Një vend konsiderohet të jetë në recesion kur ekonomia e tij tkurret për dy periudha tre mujore ose nw tremujorë radhazi.

“Nën peshën e inflacionit të jashtëzakonshëm, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr të gjithë ekonominë me vete”, tha Andreas Scheuerle, një analist në DekaBank, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Norma e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 7.2% në prill, mbi mesataren e zonës së euros, por nën 8.7% të Mbretërisë së Bashkuar.

Çmimet më të larta kanë rënduar shpenzimet e familjeve për gjëra të tilla si ushqimi dhe veshmbathja. Më të dobëta janë edhe porositë industriale, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset.

“Këmbëngulja e rritjeve të larta të çmimeve vazhdoi të jetë një barrë për ekonominë gjermane në fillim të vitit”, tha në një deklaratë agjencia federale e statistikave Destatis, transmeton Klankosova.tv.

Fillimisht, agjencia kishte vlerësuar zero rritje për tremujorin e parë të këtij viti.

/klan.tv/

Artikulli paraprakNjoftim për tatimpagues – ATK verifikon mallrat pa origjinë
Artikulli tjetër“Çmimet e nënprodukteve të grurit do të vijojnë të rriten”