Një ekonomi e suksesshme dhe e qëndrueshme, papunësi e ulët dhe borxh në rënie: Gjermania duket se ka kaluar krizën pa shumë dëmtime. Është kjo një plus për qeverinë Merkel para zgjedhjeve?
Një herë në vit Federata e Industrive Gjermane mblidhet për të bërë një analizë. Nuk është nga ato takimet me postera shumë ngjyrësh, shampanjë dhe një menu të pasur ushqimi. Siç njihet ndryshe edhe Dita e Industrisë Gjermane është vetëm një konferencë, ku mbahen fjalime. Rreth 1500 të ftuar ishin në eventin e këtij viti, ku ndër ta ishte edhe Kancelarja Angela Merkel. “Faleminderit për atë që keni bërë për vendin tonë. Faleminderit për atë që keni bërë për Europën”, tha Merkel gjatë fjalimit para liderëve në konferencën e zhvilluar në fund të muajit qershor. Tre muaj përpara zgjedhjeve ajo nuk ishte e vetmja, që iu drejtua atyre, por edhe kandidatët e tjerë nga Social Demokratët (SPD), të Gjelbrit, Unioni Kristian Social (CSU) dhe Demokratët e Lirë (FDP) e shfrytëzuan këtë mundësi.
Mirënjohëse ndaj ekonomisë. Angela Merkel në BDI Mirënjohëse ndaj ekonomisë. Angela Merkel në BDI
Nga perspektiva Europiane Gjermania duket si “Liza në botën e çudirave”, tha sfiduesi i Merkelit, Peer Steinbrück. Steinbrück e vlerësoi industrinë gjermane si “shkakun substancial” për suksesin e viteve të fundit.
Lider në Europe
Çereku i vlerës se ekonomisë gjermane mund t’i atribuohet industrisë. Së bashku më shërbimet e lidhura me industrinë, shifra është më e lartë se 30%. Kompanitë e prezantuara nga Federata e Industrive Gjermane (BDI) punësojnë më shumë se 8 milionë njerëz. Nuk është i rastësishëm epiteti si “makinë punësimi”, që i ka vënë presidenti i BDI, Ulrich Grillo.
Sipas Grillos industria ka luajtur rolin kryersor për nxjerrjen e Gjermanisë nga kriza ekonomike. “Gjermania ia ka dalë, sepse është bazuar tek industria që para 150 vitesh. Ka qenë dhe do të mbetet themeli i ekonomisë gjermane”, tha ai.
Vendet e dobëta në Europë janë ato vende, ku industria nuk luan asnjë rol. “Një sektor industrial i dobët do të thotë papunësi dramatike dhe destabilizim të shoqërisë”, thekoi Grillo.
Industria
Në fakt nëse e krahasojmë me pjesën tjetër të Europës, Gjermania ka sektorin më të madh industrial. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku sektori financiar është forcuar së tepërmi vitet e fundit, industria përbën rreth 11 deri 12 % të ekonomisë. Italia, nga ana tjetër është më mirë, por sërish nuk mund të krahasohet me suksesin ekonomik gjerman.
Kandidati për kancelar Peer Steinbrück dhe presidenti i BDI, Ulrich Grillo Kandidati për kancelar Peer Steinbrück dhe presidenti i BDI, Ulrich Grillo
Produktet me firmën “Made in Germany” kërkohen në mbarë botën e veçanërisht në tregjet në rritje: automjete, makineri dhe kimikate. Tre të katërtat e eksporteve gjermane janë nga sektori i industrisë inovative. 90% e shpenzimeve totale për kërkime dhe zhvillime në Gjermani bëhet nga kompanitë industriale. Në vende të tjera të zhvilluara Europiane mesatarja është 70%.
Punësimi: çështje kyçe për fushatën elektorale
Sipas një studimi të Institutit për Studime në Punësim (IAB), një në katër gjermanë ka rrogë të ulët. Në këtë grup përfshihen edhe persona, të cilët përfitojnë më pak se 2/3 e rrogës së mesatare kombëtare, që në vitin 2010 ishte 9.54 euro në orë.
Gjermania është vendi me numrin më të lartë të punëtorëve me rrogë të ulët në Europën Perëndimore. “Shumë njerëz, që punojnë në sektorin e shërbimeve, full time, nuk duhet të mbështeten në ndihmën e shtetit për pjesën tjetër të të ardhurave. Kjo nuk është e drejtë”, tha Merkel në Ditën e Industrisë Gjermane.
Socialdemokratët dhe të Gjelbrit theksuan gjithashtu se sektori industrial duhet të gjejë një ekuilibër mes lirisë së sipërmarrjes dhe përgjegjësisë sociale. “Në vitet e shkuara ekuilibri social shihej nga disa si një barrë, por tani situata ka ndryshuar disi. Sidoqoftë këtu tek ne funksionon më mirë se në çdo vend tjerër europian”, tha Steinbrück.
Shikim nga ardhmja
Kërkojnë paga më të larta. Grevë e punonjësve të Amazon Kërkojnë paga më të larta. Grevë e punonjësve të Amazon
Cili do të jetë hapi tjetër i Gjermanisë? Për një sipërmarrës në vitet 90-të problemet më të mëdha ishin takstat e larta, punëtorët e pakualifikuar dhe burokracia. Në vitin 2013 burokracia mbetet, por të paktën dy problemet e tjera nuk ekzistojnë. Punëdhënësit janë të shqetësuar për kostot e energjisë dhe lëndët e para. Nga perspektiva politike këto probleme dhe të tjera, përdorimi i energjisë alternative, ndryshimet demografike, zvogëlimi i borxhit dhe rregullimi i sektorit financiar, janë të gjitha tema serioze për diskutim.
Për qytetarët dhe votuesit çështja e drejtësisë është gjithashtu e rëndësishme. Taksapaguesit paguan miliarda Euro për të shpëtuar bankat gjatë krizës. 80% e parave, që shkuan për rregullimin e sektorit financiar, duhet të ishin investuar në edukim dhe infrastrukturë. Shkolla në gjendje jo të mirë dhe rrugë me probleme nuk është e vështirë të gjesh në këto ditë në Gjermani./dw