E-Commerce ka filluar nga viti 1994 kur PhiIl Branderberger blen produktin e parë në internet,Tani jemi ne vitin 2020 ku pritet 15% e shitjeve në nivel botëror bëhën në internet.
Mbi 25% e popullisë së botës është e vendosur të blejë produkte në internet në këtë vit.
Statistikat gjithnjë e me shumë na tregojnë se tregtia online(e-commerce)për 20 vjet është rritur për t’u bërë pjesë e qëndrueshme e jetës së përditshme për gjithë njerëzit në botë.
Njerëzit nga distance të largëta me kilometra mund të përzgjedhin produktin dhe mund të paguajnë nga distanca,nga kontinenti në kontinent pa qenë e nevojshme me qenë fizikisht prezent.
E –commerce,e njohur edhe si tregtia elektronike-online është një model biznesi që përfshin transaksione që ndodhin në internet në mes blerësit dhe shitësit.Blerësi dhe shitësi nuk shihen direkt dhe nuk kanë nevojë fare të njihen dhe takohen face to face.
Themelet e para për E-commerce u krijuan nga viti 1979 nga Michael Aldrich.Ai e lidhi televizionin e tij me një kompjuter dhe përdori linjen e tij telefonike,ndërsa ishte ndryshe nga tregtia klasike që njohim sot,ideja e tij ngjalli idene e blerjeve pa vizituar shitoren fizikisht.Ne atë kohë shumica e njerezve nuk kishin kompjuter.Bill Gates dhe Steve Jobs popullarizuan kompjuterin në masen e gjerë të klientëve,Bill Gates madje tha që qellimi i tij ishte që të kishte në çdo shtëpi nga një kompjuter.
Në vitin 1994,Jeff Bezon themeloi Amazon si një shitore online në internet duke shitur qysh ne vitin e parë 1 milion libra të ndryshëm.Amazon pas një kohë të shkurtë do të shëndrohet në shitorën online më të popullarizuar në botë që konsumatorët të blejnë cdo llojë produkti nga e gjithë bota.
Kur Pay pal u themelua në dhjetor 1998,ajo thjeshtoi përvojen e blerjeve për klient pasi kartat e kreditit pranohen lehtësisht.
Tash është avancuar E-commerce ku me krijimin e platformave pa problem mund të krijohen shitore online ne kuadër të këtyre platformave me pak investim dhe pak mundi, ku për hapjen e një shitore online ka shumë pak barriera dhe mund të fillosh shitjen lehtë dhe shpejtë.
Deri në vitin 2008,shitjet në internet përfshinin 3-4% të të gjitha shitjeve,Në vitin 2014 u vlersua se kishte rreth 24 milion shitore online në të gjithë botën.
Në vitin 2020 sipas parashikimeve të ekonomistëve do të ketë 2.05 miliardë blerës online.Shitjet e-commerce në 2020-tën pritet të arrijnë 4.135 trillion dollarë.Gjë që e orienton tregtinë në ardhmen me pas në fokus shumë e-commerce duke ua bërë më të lehtë njerëzve edhe blerjet edhe shitjet.
E-commerce në Kosovë
Nga viti në vitë janë duke u rritur shitjet e tregtisë online mbrenda teritorit të Kosovës.Shumë biznese e kanë kuptuar rëndësinë dhe rolin e E-commerce(tregtisë online) në ecurinë e biznesit të tyre dhe tani kanë qasje ndryshe ndaj e-commerce(tregtisë online) ata kanë filluar të investojnë në krijimin e platformave shitëse online gjithashtu edhe blerësit e kan rritur besimin në tregtinë online dhe cdo ditë e më shumë janë duke bërë blerje online.Shumë kompani në Kosovë tani janë të mvarura vetëm nga shitjet online.E ardhmja e shumë kompanive është e-business(biznesi digjital).Sidomos në këtë vitë me problemet qe i kemi me Covid-19 shumë kompani e kanë kuptuar rolin e tregtisë online.
Llojet e E-commerce(tregtisë online)
• B2B-Kur bizneset u shesin bizneseve
-Kur fabrikat u shesin rrjeteve të marketeve etj.
• B2C-Kur bizneset u shesin konsumatorëve -Shitoret me pakicë
• C2C-Kur konsumatorë u shesin konsumatorëve
-Western Union,Paypal etj.
• C2B-Kur konsumatorët u shesin bizneseve -Foto profesionale,punë dore,piktura etj
Si mund të ju ndihmoj” Bridge Business Consulting”
Ne kuadër të Bridge Business Consulting operon departmenti Business Digitalization.
Ekipa jonë mund të ju ndihmojmë në krijimin e webfaqeve,aplikacioneve dhe krijimin e platformave të shitoreve online (e-commerce)ne ju mundësojmë që biznesi juaj të përjeton rritjen dhe suksesin.
Bridge Business Consulting Sh.p.k
YOUR BRIDGE TO SUCCESS
+383 49 529 111
Dardania ¼,Rr.Muharrem Ibrahimi p.n.
Gjilan,Kosovë