Ekspertët kanë renditur të paktën 10 fusha ku duhet të shikoni me kujdes nëse doni që të nisni një biznes këtë vit. Pavarësisht se janë me qindra mijëra njerëzit që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, janë disa biznese të tjera nga ku njerëzit mund t’ia nisin nga fillimi e madje të bëhen të pasur.
Influencerët në rrjetet sociale
Njerëzit i kanë kthyer rrjetet sociale dhe kanë gjetur inspirim për shumë gjëra. Mundohuni që të gjeni një dritare për të hyrë në jetët e njerëzve.
Ekonomia e ndjenjave
Simpatia, inteligjenca emocionale dhe aftësitë ndër personale janë disa kualitete që duhet të ketë një person që i hyn kësaj fushe.
Biçikletat dhe skuterët elektrikë
Çdo gjë po shkon drejt elektrikeve. Konsiderojini që këto pajisje t’i shisni ose t’i jepni me qira.
Trajnimi dhe kujdesi i kafshëve
Gjatë 2020 u rrit numri i kafshëve shtëpiake. Megjithatë shumica e njerëzve nuk ishin të përgatitur për ta mbajtur një kafshë në shtëpi. Kështu që pse mos t’i mësoni ju?
Shëndeti dhe mirëqenia sipas kërkesës
Shumica e njerëzve tashmë duan që të kenë një aplikacion për ushtrimet fizike apo deri tek ushqimet që duhet të hanë. Krijimi i platformave të tilla do t’ju sillte goxha të ardhura.
Zyrat e lëvizshme
Zyra nuk do të jetë më e njëjta. Shumica e pronarëve tashmë do ta kenë të vështirë që të harxhojnë para për hapësirë duke qenë se kjo nuk është përcaktuese për suksesin e një kompanie.
Diversiteti dhe përfshirja
Diversiteti dhe përfshira nuk kanë qenë kurrë më shumë se sot në qendër të globalizimit.
Bizneset e vogla dhe lokale
Është ide shumë e mirë që të nisini një biznes të pavarur në një komunitet të veçantë.
E-learning (mësimi online)
Mësimi online është rritur me 328% gjatë vitit të kaluar. Kështu që nëse dini si të mësoni të tjerët, bëjeni online.
Shërbime pune në distancë
Shërbimet e punës në distancë synojnë që të ndihmojnë njerëzit të bashkëpunojnë më mirë.