Biznesi elektronik si një degë e re ka një zhvillim të hovshëm në të gjitha aspektet. Si një lëndë e re dhe e cila zhvillohet në kontinuitet, definimi i saj dhe dhe i komponentave të biznesit elektronik shpesh herë ndryshojnë. Duke shfletuar literaturë të ndryshme mund të gjesh disa definicione për një lëmi. Por qka është më e rëndësishmja se esenca e të gjitha definicioneve është e njëjtë, Të bërit biznes nëpërmjet internetit. Një definicion për biznes-drejt-biznesit B2B do të ishte: “Biznesi-drejt-biznesit është lëmi e cila referon transakcionet e kryera ndërmjet organizatave në mënyrë elektronike duke shfrytëzuar Internetin, Ekstranetin, Intranetin ose rjete private.” Nga ky definicion kuptojmë se B2B përfshin të gjtha blerjet dhe shitjet apo këmbimin e informacioneve, porosive të strukturuara, produkteve ose shërbimeve nëpërmjet internetit nga organizata afariste dhe joafariste.
Llojet kryesore të transakcioneve në B2B (biznes-drejt-biznesit)
Numri i shitësve dhe i blerësve dhe forma e participimit e përdorur në B2B determinon këta lloje të tregtisë biznes-drejt-biznesit (B2B):
a) Pala shitëse- një shitës drejt shumë blerësve
b) Pala blerëse- një blerës shumë shitës
c) Berzë elektronike-shumë shitës – tek shumë biznese
d) Bashkëpunimi biznesor- aktivite te tjera përveq përveq blerjes dhe shitjes nëpërmjet partnerëve biznesor.
Llojet kryesore të tregjeve elektronike në B2B (Biznes-drejt-biznesit)
Këta forma janë llojet kryesore të tregjeve elektronike në B2B:
• Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një
• Ndërmjetsuesit • Shumë-ndaj-shumë
• Tregtia elektronile kolaborative
• Biznesi-ndaj-biznesit-ndaj-konsumatorit (B2B2C)
Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një
Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një tregjet, një ndërmajre dhe ndoshta edhe të gjitha ndërmarjet tjera( pala-shitëse e tregut), ose të gjithë blerësit(pala-blerëse e tregut) . Për shkak se tregtia elektronike është e fokusuar në nevojat e transakcioneve të ndërmarjeve të vetme të blerejes dhe shitjes , ky lloj i biznesit i tregtisë elektronike është i referuar teCompany-centrik EC. “Company-centrik tregtia elektronike është është pjesë e tregtisë elektronike e cila është e fokususar në nevojat për blerje ose shitje të një ndërmarje” Në company-centrik tregjet ndërmarjet e palës shitëse dhe palës blerëse, individualëisht kanë kontroll mbi atë se kush mer pjesë në transakcionet gjatë shites ose blerjes dhe në mbështetjen e sistemit informativ. Këta transakcione në esencë janë private. Për atë shak tregjet e palës-shitëse dhe palës-blerëse janë të mbikqyrura.
Ndërmjetësuesit
Shumë aktivitete të një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një të tregtisë elektronike krahen pa ndihmën e ndërmjetsuesve. Sidoqoftë kur biznesi ndodh në ankande, blerësit e përgjithshëm ose transakcionet koplekse shpesh herë përdoret ndërmjetsuesi.
Shumë-ndaj-shumë
Në shumë-ndaj-shumë tregjet elektronike, shumë blerës dhe shitës takohen nëpërmjet mediumeve elektronike me qëllim të basjkpunimit ndërmjet tyre. Eksistojnë disa lloje të cilat zakonisht njohen si berza elektronike. “Berzat elektronike janë lloj i tregtisë elektronike shumë-ndaj-shumë, të cilat zakosisht janë krijuar dhe mirmbahen nga pala e tretë, në të cilën shumë blerës dhe shumë shitës takohen nëpërmjet mediumeve elektronike për të bashkëpunuar mes veti.” Bezat elektronike janë për të gjitha palët e interesuara (blerësit dhe shitësit).
Tregtia kolaborative
Ndërmarjet bashkëpunojnë ndërmjet tyre edhe për qëllime tjera , përskaj shitjes dhe blerjes. Si shmebull mund të marim tregtinë kolaborative e cila ka të bjë me komunikimin, dizajnimin, planifikimin edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet partnerëve biznesorë. Që një biznes të kualifiohet në tregtinë kolaborative, aktivitet e ndërmara patjetër duhet të prezentojnë më shumë se transakcione financiare. Për shembull mund të përfshihen proceset e dizajnimit, prodhimit ose menaxhmentit.
Biznesi-drejt-biznesit-drejt-konsumatorit (B2B2C) Rast special i B2B është B2B2C (biznesi-drejt-boznesit-drejt-consumatorit). Me B2B2C ndërmarjet iu shesin ndërmarjeve por gjithashtu ju shpërndajnë vlera edhe më të vogla individëve ose ndërmarjeve të vogla (konsumaotrëve)