Çfarë është Keylogger?

Një keylogger është një formë e fshehtë e spyware. Përderisa ju shënoni të dhëna senzitive në tastierën tuaj, duke besuar se askush nuk po ju shikon, në fakt, softueri i regjistrimit të tasteve regjistron gjithçka që shkruani.

Keyloggers janë programe softuerike të monitorimit të aktivitetit që u japin hakerëve akses në të dhënat tuaja personale. Fjalëkalimet, numrat e kartelave bankare që shkruani, faqet e internetit që vizitoni, të gjitha këto informacione mund t’i marrin duke regjistruar goditjet e tastierës.

Nëse ky softueri është i instaluar në kompjuterin tuaj do të regjistron gjithçka që shkruani, pastaj e dërgon këtë skedar të të dhënave në një server, ku kriminelët kibernetikë presin të përdorin të gjitha këta informacione të ndjeshme.

Artikulli paraprakPikënisjet themelore të ndërmarrësisë
Artikulli tjetër20 milionë tonë drithëra do të jenë në dispozicion të botës falë qendrës komanduese në Stamboll