Duke filluar me sundimin e Mehmet Ali Pashës, u nis një valë e re centralizimi e sistemit të vakëfeve. Duke vënë re se vakëfet kishin hequr të paktën një të pestën e tokës nga taksimi, Mehmet Ali filloi të rivendoste kontrollin shtetëror. Përpjekja e tij kulmoi me regjistrimin kadastral...
Siç kemi parë gjatë mësimeve të mëparshme, toka të mëdha u transformuan në statusin e vakëfeve në Perandorinë Osmane, dhe shumica e këtij transformimi ndodhi pavarësisht politikës shtetërore që shpallte rreth 90% të tokave bujqësore si pronë shtetërore. Ky transformim ishte vënë re prej kohësh nga burrat e shtetit...
Në përpjekjen ndoshta të parë për një centralizim masiv të sistemit të vakëfeve, halifi fatimid Al-Mu’izz dekretoi në vitin 979 që të gjitha pasuritë e vakëfeve të dorëzoheshin në Thesarin Publik, Bayt al-mal. Brenda këtij kuadri, të ardhurat nga të gjitha pasuritë e vakëfeve u dhanë me qira për...
Ndoshta trajtimi më i detajuar i kësaj polemike është studiuar nga Suhrawardy, një jurist dhe dijetar indian, i cili udhëtoi drejt tokave osmane në kulmin e një polemike tjetër, asaj të vakëfeve familjare, që ishte e pranishme në Indi. Artikulli i tij kryesor mbi ligjshmërinë e vakëfeve monetare (Suhrawardy,...
Qëndrimi i shkollës shafiite mbi vakëfin e pasurive të luajtshme bazohet në gjykimin e Imam Shafiut, sipas të cilit vakëfi i çdo pasurie është i vlefshëm për sa kohë që mund të përfitohet prej tij, ndërkohë që kapitali origjinal (korpusi) mbetet i paprekur. Ajo që është e rëndësishme këtu...
Gjykimi i Imam Shafiut, sipas të cilit vakëfi i çfarëdo pasurie të luajtshme është i vlefshëm me kusht që të ruhet dhe të mos konsumohet kapitali, është pranuar edhe nga malikijtë. Për më tepër, dihet se Imam Maliku kishte miratuar vakëfet e kuajve dhe armëve, duke u mbështetur në...
Pasi kemi paraqitur debatet juridike në lidhje me vakëfet monetare, tani jemi në pozitë të shqyrtojmë mënyrën se si këto vakëfe kanë funksionuar në histori. Për këtë çështje të veçantë, burimi më i rëndësishëm që kemi janë të ashtuquajturat Regjistrat e Inspektimit të Vakëfeve Monetare, të ruajtura në arkivat...
Vakëfi monetar ishte një lloj i veçantë i vakëfit, i cili ndryshonte nga vakëfi i zakonshëm i pasurive të paluajtshme, sepse kapitali i tij fillestar (asl al-mal ose korpusi) përbëhej plotësisht ose pjesërisht nga para të gatshme. Origjinat më të hershme të vakëfeve monetare në botën islame mund të...
Myteveli janë kujdestarët e vakëfeve, të cilët, sipas ligjit islam, konsiderohen thjesht si administratorë të ngarkuar me menaxhimin e vakëfit. Për shekuj me radhë, këta individë kanë luajtur një rol jetik në ruajtjen e trashëgimisë islame, duke mundësuar mbijetesën e vakëfeve. Myteveli, sipas kuptimit leksikor, i referohet dikujt që kujdeset...
Është e rëndësishme të identifikohen të drejtat që themeluesit e vakëfeve rezervonin për veten e tyre gjatë krijimit të këtyre institucioneve. Me fjalë të tjera, kur ata i kushtonin pasuritë e tyre si vakëf dhe e transferonin pronësinë nga vetja te Zoti, duheshin ndjekur procedura strikte, por megjithatë, atyre...