Biznesi i shërbimeve të Apple bëhet burimi dytë i të ardhurave

Kur kompania Apple tha gjatë sezonit të pushimeve se priste rënie të të ardhurave për tre mujorin e parë të vitit 2019, investitorët dhe aksionerët u përqendruan tek lajmet negative.

Zhgënjimi nga shitjet e dobëta të iPhone ishte kaq i madh saqë tërhoqi një kompani të tërë drejt greminës, megjithatë pjesa tjetër e biznesit po shkon për së mbari.

Sipas shefit ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të ardhurat jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19 për qind dhe këto të ardhura vijnë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet, përcjell Telegrafi.

Edhe pse Apple ende konsiderohet kompani hardueri, segmenti i shërbimeve si Apple Music, Apple Pay, iTunes dhe App Store janë shndërruar në një biznes mjaft fitimprurës vitet e fundit.

Tashmë ato janë burimi i dytë i të ardhurave të kompanisë me 14 për qind dhe natyrisht iPhone qëndron në krye me 63 për qind të të ardhurave ndërsa të ardhurat nga Mac dhe iPad kanë 10 për qind dhe 7 për qind respektivisht. /Telegrafi/

Artikulli paraprakNga e marta Porti i Durrësit edhe në shërbim të Kosovës
Artikulli tjetërZvicra e gatshme të përkrahë promovimin e produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran