Avioni i parë luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në vend synon të rinovojë flotën e ushtrisë turke
Avioni luftarak KAAN i prodhuar në Türkiye kreu fluturimin e parë testues sot, tha Industria e Hapësirës Ajrore e Türkiyes (TAI), transmeton Anadolu.
Avioni i parë luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në vend synon të rinovojë flotën e ushtrisë turke.
Zhvillimi i fundit e bën Türkiyen një nga vendet e pakta që zotëron këtë teknologji.
Avioni, projekti për të cilin filloi në vitin 2016, u lançua në mars 2023.
/aa/