Realiteti i kaluar: ndryshe në Iberik e ndryshe në Shqipëri
Prodhuesi më i madh në botë i ullinjve – Spanja – mund të ketë një korrje të keqe për të dytën herë radhazi, dhe kjo do të nënkuptonte më pak vaj ulliri në raftet e dyqaneve dhe çmime edhe më të larta.
Vala e të nxehtit në Evropë mund të ketë një ndikim shumë negativ në vjeljen e ullirit këtë vjeshtë.
Tashmë pas valës së të nxehtit të pranverës, e cila uli lulëzimin e ullinjve në Spanjë, prodhuese e gjysmës së prodhimit të ullirit në botë, prodhimi parashikohej të ishte vetëm 28 për qind më i lartë se vitin e kaluar.
Prandaj, edhe para valës aktuale të të nxehtit, parashikimi nuk ishte shumë i ndritshëm – Spanja parashikohej të prodhonte 850,000 tonë, ndërsa standardi është 1.3 milion ton.
Megjithatë, vitin e kaluar u prodhuan 660,000 të tilla. Tani industria ka frikë se prodhimi mund të jetë edhe më i keq pasi temperaturat këtë javë në disa pjesë jugore të Spanjës arrijnë në 43 gradë. Këto janë temperaturat në të cilat pemët e ullirit hedhin fruta të papjekura për të ruajtur lagështinë.
“Ne jemi shumë të mërzitur për këtë situatë. Vitin e kaluar të paktën kemi pasur disa teprica nga një vit më parë, të cilat e anuluan disi deficitin. Këtë vit fuçitë janë tharë. Edhe nëse Spanja prodhon 850 mijë tonët e parashikuar, çmimet do të duhet të shkojnë lart”, tha Ëalter Zanre, CEO i kompanisë britanike Filippo Berio, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit.
“Në muajt në vijim na pret një situatë shumë e vështirë. Nuk e ekzagjeroj kur them se industria e vajit të ullirit është në krizë. Edhe pse çmimet janë shumë të larta, askush nuk po pasurohet”, tha Zanre, shkruan Guardian.
Por nga ana tjetër, Shqipëria pati një vit më parë një superprodhim ulliri, si pasojë një superprodhim vaji, gjë që uli çmimin deri në pikën kur nga qeveria u kërkua ndihmë për tregje të reja. /tesheshi.com/