Pagesa e zekatit

Abdullah bin Ebu Aufe ka thënë se ishte praktikë e zakonshme e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) që kur njerëzit i sillnin sadaka, ai i bekonte ata duke thënë: “O Allah, bekoji ata.” Kështu, kur Ebu Aufe i solli atij sadaka, ai (i Dërguari i Allahut) tha: “O Allah, beko pasardhësit e Ebu Aufës.”

Xherir bin Abdullah ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur mbledhësi i sadakasë (zekatit) vjen tek ju, shikoni që ai të largohet i kënaqur me ju.”

Xherir bin Abdullah ka raportuar: Një grup njerëzish nga beduinët erdhën te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe thanë: “Mbledhësit e sadakasë vijnë tek ne dhe sillen padrejtësisht.” Për këtë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha: “Kënaqini mbledhësit tuaj.” Xheriri tha: “Që kur e dëgjova këtë nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), asnjë mbledhës nuk është larguar prej meje pa qenë i kënaqur.”

Artikulli paraprakMallrat e perjashtuara nga zekati
Artikulli tjetërShpenzimi i zekatit