Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI, që ka në pronësi ChatGPT, u tha ligjvënësve amerikanë se vendosja e rregullave për inteligjencën artificiale është thelbësor.
Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal, hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht ngjashëm me zërin e tij, teksa lexoi një tekst të krijuar nga ChatGPT.
“Nëse keni qenë duke na dëgjuar nga shtëpia, mund të keni menduar se ky është zëri im dhe këto ishin fjalët e mia, por në fakt zëri nuk ishte i imi”, tha Blumenthal.
Teknologjitë e inteligjencës artificiale “janë më shumë sesa eksperimente hulumtuese. Ato më nuk janë fantazi, janë reale dhe janë prezentë”, tha Blumenthal.
Altman dëshmoi para një nënkomiteti të Senatit dhe i bëri thirrje Kongresit amerikan që të vendosë rregulla të reja ndaj fushës së teknologjisë, pavarësisht se ndarjet e thella politike për vite me radhë kanë bërë që të bllokohet legjislacioni që synon të vendosë rregulla për internetin.
Por, qeveritë në mbarë botën janë nën presion që të veprojnë shpejt pas daljes në treg të ChatGPT, që mund të prodhojë përmbajtje të ngjashme me njeriun, gjë që shkaktoi edhe frikë në mesin e përdoruesve.
Altman që atëherë është bërë fytyra botërore e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të ketë efekte negative në shoqëri.
“OpenAi është krijuar me besimin se inteligjenca artificiale ka potencial për të përmirësuar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë, por po ashtu krijon rreziqe serioze”, tha Altman para Senatit.
Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë.” -Bruce Lee
“Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që bëjnë ndryshimin.” – Steve Jobs
“Keni armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë që ju keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.” -Ëinston S. Churchill
“Mbi të gjitha, jini heroina e jetës tuaj, jo viktima.” -Nora Ephron
“Bëni atë që duhet të bëni derisa të bëni atë që dëshironi.” -Oprah Ëinfrey
“Vetëm ata që janë të gatshëm të rrezikojnë të shkojnë shumë larg mund të zbulojnë se sa larg mund të shkojnë.” -T.S. Elliot
“Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë përpara se të plakemi. Frika është humbje kohe. Kështu janë dhe keqardhjet.” -Marilyn Monroe
“Është vendi juaj në këtë botë; është jeta juaj. Shkoni dhe bëni gjithçka që mundeni me të, duke bërë atë jetë që dëshironi të jetoni.” – Mae Jemison