Rregullat e reja për therjen fetare në Holandë janë të mira për mirëqenien e kafshëve. Marrëveshja ndërmjet qeverisë holandeze dhe komunitetit hebre dhe mysliman për therje pa trullosje, po funksionon mirë.
Ky është përfundimi i Carola Schouten, Ministre e Bujqësisë, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit (LNV), bazuar në hulumtimin e Deloitte Consulting dhe të Universitetit Wageningen.
Ministri shprehet i kënaqur me zbatimin dhe mbikëqyrjen e therjes rituale. Gjithashtu nuk ka shenja se më shumë kafshë po theren pa anestezi sesa është e nevojshme për tregun holandez, shkruan ajo në një letër dërguar Dhomës së Përfaqësuesve të hënën.
Studimi është vlerësimi i parë i marrëveshjeve nga viti 2017 midis qeverisë holandeze, thertoreve, Shoqatës së Kishës Holandeze-Izraelite (NIK) dhe Organit të Kontaktit “Muslimanët dhe Qeveria”. Krahas një marrëveshjeje të mëparshme nga viti 2012, më pas ndër të tjera ishte përcaktuar, që një kafshë që nuk është ende pa ndjenja 40 sekonda pas prerjes së qafës duhet të qetësohet. Për më tepër, asnjë kafshë nuk theret në mënyrë rituale për të eksportuar mishin.
Standardet për therjen rituale pa trullosje janë përcaktuar me ligj që hyjnë në fuqi nga 1 janari 2018. Gjithashtu, marrëveshjet vlerësohen çdo tre vjet.
Deloitte përfundon në raportin e saj se marrëveshja po funksionon mirë dhe rekomandon vazhdimin e marrëveshjeve të bëra. Krahasuar me një matje me bazë nga viti 2014, ka një përmirësim në mirëqenien e kafshëve.
Ruben Vis, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Kishës Holandeze-Izraelite, shprehet i kënaqur me rezultatet e vlerësimit. “Është e rëndësishme që komuniteti hebre të vazhdojë të hajë mish kosher. Ne po llogarisim në vazhdimësinë e besëlidhjes. Kjo i përshtatet një qeverie të besueshme dhe është e mirë për mirëqenien e kafshëve.”
Therja rituale mund të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e një veterineri të Autoritetit Hollandez për Sigurinë e Produkteve të Ushqimit dhe Konsumatorit (NVWA). Letra e Schouten raporton që disa veterinerë kundërshtojnë kryerjen e kësaj detyre. NVWA beson se e kapërcen këtë problem duke i caktuar refuzuesit dhe duke i zëvendësuar ata me kolegë që nuk e kanë problem të ndjekin therjen pa trullosje.
Universiteti i Wageningen ka hulumtuar tregtinë e mishit kosher dhe hallall. Pjesa më e madhe e mishit duket se shkon në kasapët kosher dhe islamikë në Holandë. Pjesët e kafshëve të therura që konsumatorët holandezë nuk i hanë mund të eksportohen. Por studiuesit nuk tregojnë se kafshët theren në mënyrë eksplicite për eksport.
Therja rituale kërkon më shumë kosto, duke përfshirë mbikëqyrjen e detyrueshme. Si rezultat, mishi është më i shtrenjtë se mishi “i rregullt”. Schouten, pra, mendon se shitja e mishit kosher dhe hallall në tregun e mishit nuk është tërheqëse sa i përket pjesës komerciale. Në përgjithësi, ajo arrinë në përfundimin se nuk theren më shumë kafshë në mënyrë rituale sesa ajo që i nevojitet komunitetit holandez hebre dhe musliman.
Raporti i studiuesve të Wageningen tregon se në vitin 2020 në Holandë u therën pa trullosje 64.400 gjedhe, dele dhe dhi. Kjo është 2.2 për qind e afro 3 milionë lopëve, deleve dhe dhive të thera në atë vit. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për dele: 55.300 krerë.
Shumë dele theren për Festën Islame të Kurbanit, por ato kafshë po shtangen gjithnjë e më shumë. Nga 45,000 dele dhe dhi të caktuara për festën e kurban bajramit në vitin 2020, 23,000 u therën pa trullosje, ose 51 për qind. Në vitin 2017 kjo ishte ende 94 për qind. /Halal Focus/
Përkthyer nga EKONOMIA ISLAME