Ky opsion i ri i Whatsapp ju mundëson të fshini të gjitha bisedat automatikisht

WhatsApp po shton një opsion të ri të mesazheve që zhduken, i cili i lejon përdoruesit të fshijnë automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe mesazhet në një chat të caktuar.

WhatsApp thotë se përdoruesit do të kenë tani opsionin për të aktivizuar automatikisht që mesazhet e tyre të zhduken për të gjitha bisedat e tyre të reja, në mënyrë që të gjitha mesazhet e ardhshme të fshihen automatikisht nga shërbimi.

Aplikacioni celular, tani në pronësi të Meta, thotë gjithashtu se po u jep përdoruesve  dhe opsione se sa kohë duhet përpara se të fshihet një mesazh. Kur funksioni u lançua për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, përdoruesit kishin mundësinë që mesazhet e tyre të zhdukeshin vetëm pas shtatë ditësh. Megjithatë, në vazhdim, do të shtohet gjithashtu dhe opsioni i fshirjes së tyre pas vetëm 24 orësh ose 90 ditësh.

 

WhatsApp njofton se aktivizimi i mesazheve që zhduken nuk do të ndikojë në bisedat ekzistuese. Kur filloni një bisedë të re, do të shfaqet një njoftim që thotë se funksioni i mesazheve që zhduken është aktivizuar. Ju gjithashtu do të keni mundësinë e çaktivizimit të këtij opsioni për biseda të caktuara.

Megjithëse opioni i nuk ndikon tek bisedat në grup, WhatsApp thotë se ka shtuar një opsion të ri i cili ju lejon të aktivizioni opsionin e zhdukjes së mesazheve kur krijoni grupe të reja.

WhatsApp thotë se këto opsione të reja janë të disponueshme në të gjitha platformat. Udhëzimet për përdorimin e tyre  mund të gjenden në FAQ të WhatsApp.

The Verge 

Artikulli paraprakArmët 2020: rekorde nën pandemi
Artikulli tjetërTurqia siguron mbi 10 miliardë dollarë nga eksportet e industrisë furnizuese të automobilistikës