Me mbi 500 orë video të ngarkuara në YouTube çdo minutë, është e vështirë të diferencohesh nga turma. Pra, nëse filloni të tërhiqni disa abonentë, është mirë të ruani gjurmët e tyre. Kjo, jo vetëm që ju lejon të shihni se sa shpejt po rriteni, por mund të shihni specifikisht se kush është abonuar në kanalin tuaj çka ju ndihmon me ide të reja për video.
Ju mund të shihni një listë të plotë të të gjithë abonentëve tuaj në YouTube në faqen e internetit dhe të shihni sa abonentë keni si në web ashtu edhe në aplikacionin celular dhe ja se si mund ta bëni këtë!
Si t’i shihni anontentët e kanalit tuaj në YouTube në faqen e internetit
- Hyni në llogarinë tuaj në YouTube në faqen e internetit dhe klikoni në foton e profilit në këndin e sipërm djathtas të ekranit tuaj.
- Klikoni opsionin YouTube Studio.
3.Nën titullin e Channel Analytics, do të shihni numrin e abonentëve që keni.
- Lëvizni poshtë te kutia Recent subscribers dhe klikoni See all. Do të shfaqet një dritare me të gjithë abonentët tuaj sipas datës së abonimit, numrit të abonentëve që ata kanë dhe më shumë.
Kini parasysh se nëse një abonent e ka kthyer profilin në privat, atëherë ata nuk do të shfaqen.
Si të shihni abonentët tuaj në YouTube në aplikacionin mobile?
Lista e plotë e të gjithë abonentëve tuaj është e disponueshme vetëm në faqen e internetit të YouTube, të cilën mund ta hapni në telefonin tuaj në një aplikacion të shfletuesit të internetit.
Megjithatë, në aplikacionin celular të YouTube, ju mund të shihni vetëm sa abonentë keni, jo një listë se kush janë ata. Ja se si ta bëni këtë.
- Hapni aplikacionin YouTube dhe klikoni mbi ikonën e profilit në këndin e sipërm djathtas, më pas zgjidhni Your Channel.
- Në kanalin tuaj, numri i abonentëve në YouTube do të shfaqet pranë ikonës së përdoruesit dhe poshtë emrit tuaj. /BM/