Pagesat mobile të cilat i zëvendësojnë kartat e kreditit ishin vetëm fillimi. Versionet digjitale të Lejës tuaj të Punës, Lejës së Vozitjes si dhe mbajtëset e kartave të tjera po vijnë në telefonin tuaj të mençur
Falë një pandemie globale dhe frikës së re kolektive të infektimit, tani po i mirëpresim pagesat pa kontakt si një alternativë për dorëzimin e kartave plastikee. Në vitin 2020, pagesat mobile nëpër dyqanet e SHBA-së u rritën me 29%, sipas eMarketer, kompanisë kërkimore, e cila parashikon se më shumë se gjysma e përdoruesve të telefonave të mençur do të paguajnë me telefonat e tyre deri në vitin 2025.
Nuk jane vetëm kartat e kreditit që janë vënë jashtë loje nga telefonat e mençur. Janë edhe dhjetëra kompani që tani operojnë me kartela digjitale të cilat mund t’i ngarkoni në aplikacionet Android ose Iphone ëallet.
Pastaj janë kartat e sigurimit, kartat e tranzitit, kartat e vaksinave të cilat janë apo pritet të funksionojnë përmes aplikacioneve të lartcekura.
Mirëpo trendi real në progres e sipër është fakti që edhe leja e vozitjes si dhe të gjitha ato kartela e çelësa të cilat i kemi mbajtur gjithmonë në kuletën tonë tani po përgatiten edhe për debutimin e tyre digjital.
Por a pajtohemi ne në fakt që edhe informacionet tona personale të varen në një pajisje elektronike e cila po ashtu është e varur nga jetëgjatësia e një baterie? Le të identifikojmë çështjet.
Leja e Vozitjes
Tani, Kompania Apple e cila do të lansohet me një sistem të ri A iOS 15 ka një funksion të ri të shoferit mobil, përmes të cilit ju do të jeni në gjendje të shtoni patentën tuaj të shoferit ose të dhënat e shtetit ku jetoni në aplikacionin e portofolit të iPhone (iPhone’s Wallet) duke skanuar licencën tuaj fizike.
Programi më i ri i Apple iOS 15 tani do t’i përfshijë edhe përkrahjen për leje të vozitjes digjitale FOTO: APPLE
Leja e Punësimit
Kompanitë e ndryshme janë në favor të versioneve digjitale duke i heqë qafe kartat e identifikmit fizike sepse nuk duan të shqetësohen kur dikush vjen për ta marrë një kartë, pastaj duke humbur atë kartë përsëri, pastaj i duhet kthyer në zyrë për të marrë atë “,
Zgjidhja e problemeve kësisoji tani po bëhet shumë e lehtë. Kompanitë tani bashkëpunojnë me një nga ofruesit e shërbimeve digjitale përmes së cilës mund të jeni në gjendje të shkarkoni një aplikacion iPhone ose Android, dhe aplikacioni përdor NFC ose Bluetooth për të zhbllokuar terminalet ose dyert në dhe rreth zyrës suaj. Në disa raste, Apple ëallet do të jetë në gjendje të mbajë çelësin tuaj të zyrës virtuale.
HID Global ka disa milionë lexues të instaluar në të gjithë botën që janë të aftë për qasje/kyçje që bazohen në telefona të mençur. FOTO: HID GLOBAL
Gjithçka tjetër
Aplikacionet nëpër telefonat e mençur tani ju japin mundësine që ta anashkaloni lobinj kur futeni në hotel dhe të shkoni direkt në dhomën tuaj, dhe iOS 15 do t’ju japë mundësinë e çelësit digjital të cilin mund ta përdorni për qasje në dhomat e hotelit duke e përdorur aplikacionin Apple Wallet. E njëjta gjë vlen edhe për çelësat e shtëpive.
Dhe pastaj ka çelësa të makinave. Makinat BMW tashmë mund të zhbllokohen me zgjidhjen e Apple; Google njoftoi diçka të ngjashme që vjen në Android 12. Pra, një ditë edhe aeroplani juaj personal së shpejti mund të hapet me telefonin tuaj. Të gjitha çelësat dhe ID-të tuaj – plus të gjitha informacionet tuaja më personale, fjalëkalimet dhe metodat e pagesës – të gjitha mund të ruhen në një pajisje të vogël.
Natyrisht, shqetësim kryesor lidhur me mundësinë e digjitalizimit të gjithçkaje përbën siguria por çdo herë kur dikush mund ta ngrisë këtë si shqetësim atëherë gjithmonë mund të na përkujtojë për kartat e plastikës të cilat, në rast se i humbim diku, mund të gjinden dhe të keqpërdoren nga ndonjë individ i papërgjegjshëm. Mirëpo në një pajisje të sigurt, me informacionin tim të koduar dhe të mbrojtur biometrik, kjo është shumë më e vështirë. Plus, nëse e humb telefonin tim, gjothmonë mund t’a përdor aplikacionin e Apple Find My iPhone apo atë të Google Find My Device.
Pastaj kemi të bëjmë edhe më privatësinë. A janë këto sisteme që grumbullojnë dhe e shpërndajnë informacionin pa dijeninë tonë? Secilën herë kur përdorni ndonjë aplikacion, kontrolloni mirë se cilat leje i keni futur në menunë Cilësimet. Lokacionin tuaj, kontaktet tuaja. Bllokojini që të gjitha?
Dhe në fund? Po, bateritë nuk zgjasin gjithmonë. Edhe pse bateritë e telefonave të mençur e kanë një jetëgjatësi më të madhe , ndoshta do të ishte më mirë që edhe për pak kohë do të vazhdojmë të mbajmë një leje të vozitjes fizike dhe një kartë krediti në ato kuletat tona.