Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë dy padi anti-trust të paraqitura kundër Facebook. Gjykatësi vendosi se paditë ishin shumë të vagëta. Pas këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën me 4.2 për qind e kjo bëri që vlera në treg e gjigandit të medias sociale të arrinte në mbi 1 trilionë dollarë për të parën herë në histori.
Në vendimin e gjykatës së distriktit të Kolumbias, Gjykatësi shkruante se ankesat kundër Facebook, ishin ligjërisht të pamjaftueshme dhe si të tilla duheshin rrëzuar, pasi nuk përmbanin fakte të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet se Facebook po anashkalonte konkurrencën.
Paditë kërkonin që gjigandi i teknologjisë që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp, të ndahej. Ndërkohë disa analistë thonë se ky vendim i gjykatës do të ketë pasoja për të ardhmen e ligjeve anti konkurrencë në ShBA.
Facebook i bashkohet kështu radhës së kompanive me vlerë mbi 1 trilionë dollarë duke kapur aktualisht në treg vlerën e 1.008 trilionë dollarëve. Në listën e kompanive teknologjike amerikane që e kanë kaluar vlerën e 1 trilionë dollarëve, Facebook është i vetmi i krijuar në vitet 2000. /BM/