Covid, 5G bën hapa para. Më shumë se gjysmë miliard abonime brenda 2021

Raporti i Ericsson, Kina dhe SHBA hapa para, Europa mbetet pas

 

Kompania shumëkombëshe Ericsson (ERICb.ST) tha të mërkurën se brenda fundit të vitit 20221, numri i abonimeve 5G do të arrijë më shumë se 580 milionë (nga 220 mln vitin e kaluar), me 1 milion abonime të reja çdo ditë. Kina, Amerika e Veriut dhe Shtetet Arabe renditen të parët për numër abonimesh, ndërsa Europa e ka nisur rrugëtimin ngadalë.

Rimëkëmbja ekonomike post-pandemi do të jetë një nga faktorët e rritjes. Kjo lexohet në raportin e Ericsson Mobility Report, në edicionin e 20, ku theksohet se “5G do të bëhet gjenerata mobile e cila do të përqafohet më shpejt në të gjitha kohërat, me 3.5 miliardë abonime dhe mbulim 60% të popullsisë botërore, e parashikuar brenda vitit 2026”.

Sipas kërkimit, abonimet në rrjetin e gjeneratës së pestë janë rritur me 70 milionë në tremujorin e parë 2021 dhe parashikohet se do të arrijnë 580 milionë në fund të vitit. Megjithatë, ritmi varet nga rajoni në rajon. Europa po ecën më ngadalë krahasuar me vende si Kina, Shtetet e Bashkuara, Koreja, Japonia dhe tregjet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (Arabia Saudite, Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani dhe Katari).

Azia Verilindore, duke përfshirë Kinën, sot ka depërtimin më të lartë me abonime 5G, ndjekur nga Amerika e Veriut. Por në vitin 2026, parashikohet që Amerika e Veriut do të ketë numrin më të lartë të abonimeve 5G nga gjithë rajonet, me 84%, shkruhet në raportin e Ericsson Mobility Report.
Rreth 73% e gjithë abonimeve do të jenë 5G në vendet e Gjirit në 2026 dhe rreth 69% në Europën Perëndimore.

Për Ericsson, 5G duhet ta kapërcejë pragun e 1 miliardëshit të parë me abonime dy vite para krahasuar me 4G LTE, “falë nxitjes nga Kina, rritjes së aksesit në pajisje 5G dhe rolit gjithnjë e më strategjik të lidhjes në një perspektivë ekonomike post-covid-19.

“Kemi hyrë në një fazë të re të 5G, sipërmarrjet dhe shoqëritë po përgatiten për një botë post-pandemike, me dixhitalizimin që mbështetet nga 5G, i cili do të luajë rol të rëndësishëm” – thotë Fredrik Jejdling, zv.president ekzekutiv në Ericsson.

Artikulli paraprakSprova e pushtetit
Artikulli tjetërCila është origjina surprizuese e fjalës “menaxhim”?