Volkswagen e ndërron emrin në SHBA

Gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave që nga e hëna ka vendosur që ta ndërroj emrin në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani nga vetëm “Volkswagen” ky prodhues do ta ketë emrin e plotë “Volkswagen of America”.

Kjo pasi që gjigandi gjerman i veturave përqëndrimin më të madh do ta ketë në veturat elektrike.

Kryeshefi i Kompanisë për SHBA-të Scot Keogh, tha se nuk do të ketë ndryshim të përkushtimit për të prodhuar makinat më të mirat.

“Ne mund ta ndryshojmë K-në në T, por çfarë nuk do të ndryshojmë është përkushtimi ynë për t’i prodhuar veturat më të mira në kategori për vozitësit dhe njerëzit kudo”.

Zotimi i kompanisë gjermane është që deri në vitin 2025 do të prodhojë një milion vetura elektrike.

Artikulli paraprakÇfarë fakultetesh kryejnë milionerët?
Artikulli tjetërPara në rrjete sociale? Raporti arrin në përfundimin se klubet po humbasin tregun