Facebook ka prezantuar një veçori të dobishme – mirëpo me një “por” të madhe prapa saj.
Rrjeti social Facebook e ka bërë më të lehtë për përdoruesit e saj në kontrollimin e News Feed, dmth faqen kryesore dhe algoritmin falë të cilit shfaqen postimet tuaja në të, shkruan webfaqja amerikane e lajmeve mbi teknologjinë, The Verge.
Midis disa veçorive të reja të prezantuara nga Facebook, ekziston një i tillë që ju lejon të çaktivizoni renditjen e përmbajtjes me kushte algoritmike që ju shfaqet sa herë që shtypni butonin “Home”.
Në përditësimine ri, funksioni i shfaqjes së përmbajtjes së botuar më së fundmi është gjithashtu i pozicionuar më mirë. Kjo ka ekzistuar më parë, por ishte “fshehur” mirë midis disa opsioneve të tjera dhe shpesh as nuk funksiononte si duhet.
Filtrat “Favorites” dhe “Recent” tani janë vendosur në një pozicion shumë më të dalluar – pikërisht në krye të faqes kryesore.
Sipas The Verge, këto risi vijnë me një “por” të madhe – nëse nuk përdorni “Favorites” ose “Recent” për shtatë ditë, filtrat do të zhduken, kështu që do t’ju duhet t’i riaktivizoni ato nga menuja në News Feed.
Përditësimi i ri aktualisht është i disponueshëm vetëm për aplikacionin Facebook Android për Android dhe pritet që së shpejti të jetë i disponueshëm edhe për iOS. /kallxo/