WhatsApp sfidon Zoom, videothirrje edhe nga kompjuteri

WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype dhe bën të mundur thirrjet dhe videothirrjet edhe në versionin app për kompjuter, në një periudhë kur smartworking ka përjetuar bum për shkak të pandemisë së Covid-19. Funksioni është aktiv për bisedat mes dy vetave, ndërsa në të ardhmen do të zgjerohet në grupe.

“Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata – shpjegon shoqëria në një publikim zyrtar. – Më 31 dhjetor regjistruam rekord të numrit më të madh të telefonatave të bëra në një ditë, me 1,4 miliardë thirrje zanore dhe videothirrje. Nga momenti që shumë njerëz janë ende larg nga të afërmit dhe shumë po përshtaten me mënyrat e reja të të punuarit në distancë, duam që bisedat në WhatsApp t’u ngjajnë sa më shumë bisedave ballë për ballë, pavarësisht nga pajisja që përdorni apo vendi ku ndodheni”.

Për momentin janë të disponueshme në versionin desktop nga aplikacioni vetëm thirrjet mes dy personave (‘one-to-one’). Në të ardhmen – shpjegon WhatAapp – do ta zgjerojmë këtë funksion edhe në videothirrje apo thirrje zanore në grup”. /monitor/

Artikulli paraprakApple blen një kompani çdo tre ose katër javë
Artikulli tjetërSi po e përdor Japonia superkompjuterin më të fuqishëm të botës për të përshpejtuar mjekësinë e personalizuar