Ballina Lajme Shkencë dhe teknologji Apple blen një kompani çdo tre ose katër javë

Apple blen një kompani çdo tre ose katër javë

Apple ka blerë rreth 100 kompani në gjashtë vitet e fundit – tha CEO i shoqërisë, Tim Cook. Kjo do të thotë një shoqëri çdo tre ose katër javë – tha z. Cook në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Apple të martën.

Apple regjistroi kohët e fundit tremujorin më të mirë të të gjitha kohërave sa u përket të ardhurave, me 111.4 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të vitit të saj fiskal në 2021. Z. Cook tha në mbledhjen e aksionerëve se blerjet synojnë të sjellin teknologji dhe talente të reja.

Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit është ajo e kompanisë për prodhimin e kufjeve Beats Electronics, e themeluar nga rapper-i dhe producenti Dr. Dree për 3 miliardë dollarë. Një tjetër blerje e rëndësishme është shoqëria e software për njohjen e muzikës, Shazam, për 400 milionë dollarë në vitin 2018. Në të shumtën e rasteve, Apple blen kompani teknologjike më të vogla dhe më pas i përfshin inovacionet e tyre në produktet e saj.

Një shembull është PrimeSens, një kompani izraelite për njohjen në 3D, teknologjia e së cilës ka kontribuar në funksionin FaceID të Apple. Kompania me seli në Cupertino gjithashtu ka investuar në teknologji back-end që nuk janë shumë të dukshme për përdoruesit e iPhone apo Macbook.

Lista e blerjeve dhe investimeve të Apple është e larmishme. Në vitin e fundit, Apple ka blerë kompani të ndryshme, të cilat zhvillojnëInteligjencën Artificiale, një kompani eventesh të realitetit virtual, një startup pagesash, një kompani podcast e shumë të tjera. Në vitin 2019, Apple bleu Drive.al, një kompani mjetesh me drejtim autonom, në përpjekje për të rritur përfshirjen në teknologjitë e këtij lloji.

Burimi: BBC

Artikulli paraprakStavileci: Dogana e Kosovës për dy muaj parandalon 30 tentime për kontrabandë
Artikulli tjetërWhatsApp sfidon Zoom, videothirrje edhe nga kompjuteri