Mantis – Heksapodi më i madh në botë

Matt Denton, ingjinier elektronik i dizajnit dhe zhvillues i softwerit, projektoi dhe e krijoi një robot të frikshëm – një hexapod të quajtur Mantis për të cilin pretendon se është më i madhi në botë.

Pas katër vitesh hulumtimi dhe zhvillimi, Haksapod u prodhua në qytetin e Winchester, dhe Matt Denton është themeluesi i kompanisë Micromagic Systems, nën markën e së cilës edhe u prodhua heksapodi.

Roboti Mantis është i gjatë 2.8 metra dhe ka një peshë prej  1900 kilogramësh. Vihet në lëvizje përmes një motori 2.2 litërsh Turbo Diesel, dhe mund të funksionojë manualisht apo edhe përmes sinjalit Wi-Fi.

Pa ndonjë problem të madh mund të ngjitet në sipërfaqe jo të rrafshta falë faktit sepse i  përshtatet terrenit me ndihmën e gjashtë “këmbëve”, dhe gjithashtu mund të kapë objekte, t’i lëvizë si dhe të bëjë gjëra tjera të ngjashme.

Heksapodi Mantis i tërheq “këmbët” në trup në mënyrë që më lehtë ta lehtësojë hapësirën në pjesën e pasme. Edhe pse Heksapodi Mantis është krijuar disa vjet më parë, vetëm tani është në dispozicion për përdorim komercial, respektivisht të jipet me qira. /kallxo/

Artikulli paraprak3 mite të organizimit të kohës që shkatërrojnë produktivitetin
Artikulli tjetërLuksemburgu dhe Zvicra prin me pagat më të larta në Evropë: Por, cili shtet renditet i pari?