ÇELËSAT E SUKSESIT

Dikur, ishte një fëmijë, i cili ëndërronte që në një nga ditët, në të ardhmen, të bëhej një personalitet i rëndësishëm… ëndërronte të bëhej drejtor i përgjithshëm i një hoteli të madh. Ai e shprehte para të gjithëve këtë, por askush nuk ia vlerësonte ëndrrën e tij, madje i thoshin: “Këto janë fjalë boshe, larg nga realiteti”. Ai ndihej i zhgënjyer, kur dëgjonte këto fjalë prej tyre… Pikëllohej kur shikonte se si ata që e rrethonin, ia shuanin entuziazmin. Ndërsa shokët e tij në shkollë, kur e dëgjuan ta thoshte këtë ide të tijën, e tallën dhe i thanë: “Bëhu realist!”… Kështu ai filloi t’i humbiste shpresat dhe ndaloi së përmenduri më ëndrrën e tij.

Fëmija u rrit dhe vendosi të studionte në fushën e hotelerisë. Pas ca vitesh studime, ai e mbaroi shkollën dhe u diplomua. Pastaj, ai u martua, dhe bashkë me bashkëshorten e tij, emigruan për në Kanada. Zemra e tij ishte mbushur plot shpresë për realizimin e ëndrrës së tij. Kur mbërriti atje, ai hasi në vështirësi të shumta, ku pati edhe nga ata që i thoshin se nuk do të mund ta arrinte atë që dëshironte. Ndërsa ky, kur kujtonte ëndrrën e tij, me keq ardhje thoshte me vete: “Unë nuk kam eksperiencë, as pasuri dhe as nuk e zotëroj mirë gju hën e vendit këtu… Nuk kam asnjë lidhje që të më ndihmojë të ngjitem lart… Diploma ime nuk njihet këtu në Kanada.”

Pastaj, zëri i tij i brendshëm filloi t’i thoshte: “Hiqe këtë temë nga mendja dhe fillo një punë tjetër!”… Në këtë amulli mendimesh, me dyshim e pyeste veten se çfarë do ta shtynte një biznesmen që ta emëronte këtë në detyrën që ëndërronte, pa marrë parasysh këto rrethana në të cilat ndodhej. Zëri i tij i brendshëm po e mundonte vazhdimisht, duke thënë: “Nuk do të mund të arrij çfarë ëndërroj. Nuk kam mundësi ta realizoj qëllimin tim.”

Një konfuzion i madh dhe një dhimbje në shpirte pushtoi, sa tani ai nuk dinte më se si të vepronte… Nëse do të kthehej në vendlindje, të gjithë do ta tallnin, e nëse do të qëndronte në Kanada, mundësia për sukses do të ishte mjaft e vogël… Në mesin e gjithë këtyre mendimeve negative që e rrethonin, përveç faktorëve që mjaftonin ta shkatërronin çdo ëndërr, cilado qoftë ajo, nga brendësia e shpirtit të tij, papritur, shpërtheu një forcë e pamposhtur, plot dëshirë për të arritur suksesin dhe për t’i sfiduar të gjitha rrethanat e vështira që e rrethonin.

Pavarësisht se e gjithë ëndrra e tij ishte të bëhej drejtor i përgjithshëm i një hoteli të madh, shkallët e suksesit ai i filloi si larës enësh.

Motivi i kësaj force që i lindi, ishte një ën dërr, ku kishte parë babanë e tij të vdekur duke i thënë: “Kujtoje se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e dikujt, pa e ndryshuar ata vetë veten e tyre”… Ky qe momenti i zgjimit të madh për të. Mendja e tij e brendshme filloi t’i thoshte: “Unë mund ta bëj këtë!… Nëse Tomas Edison dështoi me mijëra herë, e pavarësisht kësaj, ai vazhdoi drejt asaj që e besonte në thellësi të shpirtit se mund ta realizonte, dhe nëse Walt Disney falimentoi shtatë herë, dhe Henri Ford falimentoi gjashtë herë, por të gjithë këta vazhduan përpara, derisa i realizuan ëndrrat e tyre, edhe unë pra gjithashtu, mund ta realizoj ëndrrën time dhe të kem sukses.”

Ai filloi të ndihej shumë entuziast. Mënyra e re, me të cilën po i fliste vetes, krijoi disa bindje të reja. Në vend që të thoshte: “Nuk jam i pasur”, kujtoi se Sanders, Ford, Honda, edhe ata kishin qenë dikur “jo të pasur”, dhe se shumë nga të mëdhenjtë kishin qenë “jo të pasur”, para se të bëheshin të suksesshëm. Për sa i përkiste diplomës, e cila nuk njihej atje, ai filloi t’i thoshte vetes: “Do të studioj rishtazi, shumë e më shumë, këtu në Kanada”… Dhe vërtet ai i vazhdoi studimet dhe arriti të merrte diplomë në menaxhimin e hoteleve. Bindja e tij e mëparshme se ai ishte i huaj aty, u kthye në moton: “As origjina, as ngjyra dhe as kombësia ime, nuk do të më ndalojnë për t’i realizuar qëllimet e mia, përderisa unë kam besim në vetvete, në aftësitë e mia dhe t’i vë në zbatim ato”… Vështrimi i tij i gjërave, nga vrazhdësia, u kthye në buzëqeshje… nga pesimizmi u kthye në optimizëm… Ndjesitë e tij negative u kthyen në ndjesi pozitive… Shëndeti iu përmirësua. Pasi kishte patur një ulcerë, ajo nisi t’i shërohej dhe filloi të kishte shëndet të mirë dhe energji të madhe e aktive.

Ai vazhdoi të punonte dhe të studionte, pa u lodhur dhe me vendosmëri… Pastaj më vo në, në vitin 1980, ai e humbi profesionin e tij. Papritur mbeti i papunë dhe pa asnjë të ardhur. Ndërkohë, bashkëshortja e tij gjendej në spitalin e lindjes, ku do të lindte dy vajzat binjake. Më pas, bashkëshortja e tij do të ishte në një gjendje shumë të lodhur dhe do të qëndronte në spital dy javë rresht, ndërsa ky do të kujdesej i vetëm për dy binjaket, në shtëpi. Pa ratë e pakta që kishte, mezi i mjaftonin për të blerë ushqimin për vajzat. Më pas, ai gjeti një punë të thjeshtë, si ndihmës kamerier në një restorant të vogël. Aty punoi fort, që të mund të fitonte sa për nevojat e familjes së tij. Pasi bashkëshortja e tij doli nga spitali, asaj i duhej një periudhë e gjatë kohe që ta merrte veten, dhe me mirësinë e Zotit, gjeti mbështetje nga instancat shtetërore, që i dërguan një specialiste të kujdesit shtëpiak, e cila do t’i ndihmonte në përkujdesjen e gruas dhe të vajzave.

Ai vazhdonte të punonte në restorant, nga ora nëntë e mëngjesit deri në orën tre të pasdites, që të mund të siguronte të ardhurat e nevojshme për jetesë. Ndërkohë, ai u regjistrua në Universitetin e Concordia-s, për të marrë një diplomë në menaxhim. Tani kishte filluar edhe një punë të dytë, ku punonte natën.

Kështu, brenda një viti ai kaloi nga një pozitë pune, në një pozitë tjetër më të lartë. Pas disa vitesh transferime, nga një punë në një tjetër, në vitin 1986, ai arriti të bëhej drejtor i përgjithshëm i një hoteli. Atje ai themeloi një ekip të madh të cilin e trajnoi dhe u kujdes për pune, të, derisa hoteli arriti të kishte një sukses të një niveli të lartë. Gjithmonë kishte për qëllim përmirësimin e vetes, prandaj edhe mori përsipër përgjegjësinë e një detyre më të mirë, në një hotel më të madh. Ai hyri në shumë kurse me korrespondencë dhe mori Çmim Ndërkombëtar nga Amerika, si nxënësi më i mirë nga ata që i kryejnë studimet në shtëpi.

Filloi të ndjente sikur po përjetonte ëndrrat e tij, por papritur ndodhi diçka që nuk e priste.

Pronarët e hotelit, ku punonte, kishin vendosur ta mbyllnin hotelin. Mbeti menjëherë pa punë, madje menjëherë ia morën edhe makinën, që ai e përdorte dhe u kthye në shtëpi me taksi… Kështu, ai u kthye edhe një herë në një gjendje për të mos u pasur zili… Humbi punën, të ardhurat… madje edhe personat që kishte menduar se i kishte shokë, e braktisën… Shkurt, ai humbi gjithçka. Çdo gjë që kishte përreth, e bënte të ndihej i pafat. Ai filloi të ndihej aq i mërzitur, sa i dukej sikur nuk po e duronte dot më as veten e vet.

Në mes të kësaj vorbulle shqetësimi e dhimbjeje dhe përpjekjesh, që i shkuan kot në përmirësimin e gjendjes së tij, atij i erdhën në mend edhe një herë tjetër fjalët e të atit, i cili i thoshte gjithmonë: “Kur të mbyllet një derë, o biri im, Zoti gjithmonë të hap një derë tjetër”… E atëherë pyeti veten: “Çfarë mund të bëj në këtë situatë tani? Si mund ta ndryshoj këtë gjendje, nga gjendja negative në pozitive”… Ai filloi të bënte kërkime në burimet e tij personale dhe t’i analizonte dhe iu kthye një përmbledhjeje mendimesh, të cilat i kishte shkruar gjatë viteve, si shënime, sa herë që një ide i kishte ardhur në mendje… Gjeti se këto shkrime të tijat, ishin një përmbledhje e shkëlqyer dhe e mjaftueshme që të ishin temë për një libër, i cili do të ndihmonte shumë njerëz. Menjëherë filloi nga puna për të shkruar librin e tij të parë, të cilin, shumë shtëpi botuese, nuk pranuan t’ia botonin. Ai vendosi ta botonte me shpenzimet e veta këtë libër, me ato pak kursime që kishte arritur të mblidhte, dhe vërtet e botoi dhe arriti të shiste pesë mijë kopje të tij, në më pak se tre muaj. Pastaj filloi të jepte mësim dhe të shkruante më shumë libra. Më pas, ai u bë shumë i suksesshëm në jetën i tij, shumë më i suksesshëm nga sa kishte qenë ndonjëherë. Tani, në radhët e librave që ai ka shkruar, disa prej tyre konsiderohen nga librat më të përha pur në botë. Gjithashtu, tani ai ka një grup më të madh shokësh, të cilët vërtet mund t’i konsiderojë shokë. Rrethi i i njohurive të tij u zgjerua në nivel botëror dhe metodat e tij filluan të përdoren në kompanitë më të mëdha botërore.

Ndoshta ti pyet se si i di une te gjitha keto informacione dhe detaje nga jeta e tij?… Përgjigjja është e thjeshtë, sepse unë jam ai njeri. Unë tani jetoj ëndrrën time, e bashkë me mua, edhe bashkëshortja dhe dy vajzat e mia binjake. Unë ia mësoj këto baza çdo njeriu që dëshiron ta përmirësojë veten dhe të realizojë ëndrrat e tij, duke i ofruar përmbledhjen e eksperiencës sime, të studimeve të mia të gjera dhe të ekstraktit të rrugëtimit tim nga fundi, në majë të suksesit dhe të arritjeve.

Tani më lejo të të pyes: A të ka ndodhur të dëgjosh se njerëzit e suksesshëm janë të tillë, për shkak se kanë patur fat?

Kjo thënie është e vërtetë deri diku. Njerëzit e suksesshëm, vërtet janë fatmëdhenj, por janë ata vetë që e ndërtuan këtë fat për veten e tyre. Ata janë njerëz që punojnë me përkushtim dhe vendosmëri, dhe niveli i performancës së tyre është i lartë. Ata dalin më të mirët në fushën e punës së tyre dhe shquhen për durim, këmbëngulje, disiplinë, përveç faktit se ata e shtyjnë veten në rrezikshmëri dhe aventura më shumë se njerëzit e zakonshëm, dhe mësojnë nga gabimet e tyre. E gjitha kjo e shpjegon se pse ata janë njerëz me fat të madh.  /EkonomiaIslame/

Artikulli paraprakNjë gjë nuk duhet ta listoni në rezymenë tuaj
Artikulli tjetërRënia ekonomike nga Covid-19 do të shtojë numrin e të varfërve në nivel global