Intel fillon shitjen e kartave të para grafike të dedikuar për desktopët

Karta e parë grafike e dedikuar e Intel së shpejti do të jetë në treg përmes sistemeve të pre-build që konsumatorët mund të blejnë. Karta grafike e zhvilluar në bashkëpunim me partnerët, përfshirë Asus është në shitje zyrtarisht. Në Tetor të vitit të kaluar laptopët e parë me kartën grafike Iris Xe Max nga Acer, Asus dhe Dell dolën në shitje. Tashmë kompania po lançon një kartë grafike të dedikuar për desktopët.

Si pjesë e ndërtimeve pre-built, karta grafike do të prodhohen për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe përdoruesit e zakonshëm. Bazohet në kartën grafike të integruar Tiger Lake me pothuajse të gjitha specifikat. Por, versioni desktop ka specifika disi më të ulëta sesa ajo e laptopëve.

Ka tre dalje ekrani, mbështetje për HDR, 80 njësi ekzekutimi dhe 4GB RAM LPDDR4X. Në 2020-ën Intel bëri me dije se është duke punuar edhe në një kartë grafike për gamer e quajtur Xe-HPG që do të ketë teknologjinë ray-tracing dhe memorie GDDR6 dhe pritet të debutojë gjatë këtij viti.

ENGADGET

Artikulli paraprakSan Francisko, Tokio, Nju Jork dhe Londër, shfaqen hartat e detajuara në Google
Artikulli tjetërSi të shmangim zhgënjimin nga blerjet online në rrjetet sociale, si Facebook dhe Instagram?