Mirëserdhët në varrezat e Google. Google deri tash i ka “mbyt” 224 biznese dhe shërbime të saj

Prej të gjitha kompanive të mëdha, Google duket që më së shumti eksperimenton dhe bënë tentativa për inovacion.
Edhe pse vendimi për të ndërprerë diçka  është i vështirë (sidomos iniciativa shumë serioze), duket se kjo tanimë është bërë proces tejet normal për gjigantin e internetit.
Prej atyre që Google i “mbyti” ishin edhe këto iniciativa interesante:
One Today – Platform ku iu ka mundësuar përdoruesit me jep donacion 1$ në organizata të ndryshme nëpër botë dhe gjithashtu të informohet se çfarë po veprohet me dollarin e dhënë.
Game Builder – Platform që i lejon përdoruesit me kriju lojëra por pa pasur nevojë për kodim.
Google Trips – ishte një aplikacion celular që lejonte përdoruesit të planifikonin për udhëtimet e ardhshme duke lehtësuar rezervimet e fluturimit, hotelit, makinës dhe restorantit nga email-i i përdoruesit së bashku me informacionin e përmbledhur në lidhje me destinacionin e përdoruesit.
Me siguri, përveç këtyre që i veçova, shumica aty tingëllojnë si ide të mira. Madje shpesh herë edhe zgjidhje perfekte për problemin.
Mbase nuk mundemi ta dimë 100% arsyen se pse Google është kaq gjakftohtë në shuarjen e aplikacioneve dhe shërbimeve, dicka të rëndesishme mundemi me kuptu. Është ajo që ekspertet e startup-ave ua preferojnë ndërmarrësve të ndryshme – provo. Provo, tento, testo ide të ndryshme derisa ta gjeni idenë knap. Këtë duket që Google e ka vazhduar me intensitet interesant, edhe pse mbi 90% e te hyrave i vijnë nga reklamat (Google Adsense, Google Adwords). Linku: https://killedbygoogle.com/
Drilon Jaha
Artikulli paraprakRëndësia e “Break Even Point” në kohën e COVID – 19. Si t’i mbijetojmë krizës
Artikulli tjetërDëm miliardësh, pandemia ia përgjysmon fitimin Volkswagen-it