Punonjësit e Google e Alphabet krijojnë sindikatë

Punonjësit e Google dhe degëve të tjera të kompanisë ëmë, Alphabet, kanë krijuar një sindikatë, që synon një rol më të madh në vendimet e kompanisë në një lëvizje që pritet të ndezë aktivizimin që gëlon aktualisht në gjigandët e Silicon Valley. Sindikata e punonjësve të Alphabet, synon të përfaqësojë të gjithë punonjësit e mirëpaguar të teknologjisë por edhe punonjësit e përkohshëm dhe kontraktorët.

Ajo nuk do të fokusohet vetëm tek pagesat dhe përfitimet, por synon edhe një rol në vendimet etike të gjigandëve të teknologjisë dhe mbrojtje nga pushime arbitrare për shkak të aktivizimit.

“Ne shpresojmë të krijojmë një proces demokratik për punonjësit që edhe ata të kenë zë në vendimmarrje, të promovojmë drejtësinë sociale e ekonomike dhe fundin e pabarazive mes punonjësve të përhershëm, atyre të përkohshëm, kontraktorëve etj. Deri në fund të dhjetorit, sindikata kishte rreth 200 anëtarë. Ajo do të jetë e hapur për të gjithë punonjësit në Google dhe Alphabet, përfshirë edhe divizionin e makinave autonome, Waymo, FITBIT, Verily etj. /BM/

Artikulli paraprakTrendet e teknologjisë që nuk duhet t’i humbisni gjatë vitit 2021
Artikulli tjetërFacebook do të prezantojë këtë vit ‘syzet inteligjente’ me ‘kamera përgjuese’