Ballina Lajme Shkencë dhe teknologji Facebook do të prezantojë këtë vit ‘syzet inteligjente’ me ‘kamera përgjuese’

Facebook do të prezantojë këtë vit ‘syzet inteligjente’ me ‘kamera përgjuese’

Pavarësisht një sërë skandalesh në të shkuarën në lidhje me privatësinë, Facebook shpreson të bindë njerëzit e zakonshëm të vënë një palë syze të lidhura me internetin.

Facebook ende nuk ka saktësuar se për çfarë do të shërbejnë këto syze inteligjente. Megjithatë, kompania konfirmoi se versioni i parë nuk do të suportojë Realitetin e Shtuar (AR) – shkruan Bloomberg.

Kjo do të thotë që ju nuk do të shihni imazhe të krijuara nga kompjuteri që do t’i mbivendosen shikimit tuaj të rregullt. Megjithatë është e mundur që Facebook të krijojë një lloj sinjali apo funksion alarmi tek syzet.

“Këto sigurisht janë syze të lidhura (me internetin)” – tha drejtuesi i sektorit hardware në Facebook, Andrew Bosworth. “Sigurisht ato do të kenë një sërë funksionesh. “[Por] Ne po tregohemi të kujdesshëm se çfarë funksionesh do të kryejnë. Jemi entuziastë, por nuk duam ta ekzagjerojmë.  Ne madje nuk i cilësojmë as realitet i shtuar, por vetëm ‘syze inteligjente’.

Kompania po i krijon syzet në bashkëpunim me gjigantin e lenteve Ray-Ban dhe kompaninë e saj mëmë, Luxottica Group SpA.

Facebook e njoftoi për herë të parë krijimin e syzeve me AR – (augmented reality – realitet të shtuar) në vitin 2017.

Dhe divizioni i VR (virtual reality  – realitetit virtual) dhe AR në kompani numëron mijëra persona të punësuar. Por versionit të parë të syzeve do t’i mungojnë disa karakteristika të realitetit të shtuar – edhe pse nuk e dimë ende se cilat. Një nga këto funksione mund të jetë fotokamera.

Burimi: The Sun

Artikulli paraprakPunonjësit e Google e Alphabet krijojnë sindikatë
Artikulli tjetërRritet kërkesa për Signal dhe Telegram, pasi ndryshimi i kushteve të WhatsApp ngjall pakënaqësi