Gjatë vitit 2020, njerëzit në gjithë botën rritën përdorimin e teknologjisë duke besuar se ajo do t’i ndihmonte të përballonin pandeminë. Por jo gjithmonë teknologjia ishte në lartësinë e duhur.
Njerëzit po përdorin teknologjinë si kurrë më parë, për punë, shkollë dhe vizita tek mjeku. Për të qenë pranë familjes dhe shoqërisë. Për mirë a për keq, ky vit ofroi mundësinë për të parë nëse teknologjia mund të luajë rol edhe më të madh në jetët e njerëzve.
“Pa diskutim që për miliona njerëz, teknologjia ishte shpëtimtare”, thotë Eric Riex, autor I librit “The Lean Startup”.
Eric Ries është një sipërmarrës që ligjëron për inovacionin. Në fillim të pandemisë, ai u entusiazmua kur pa kompanitë e teknologjisë që vepruan në përpjekje për të ndihmuar.
Në pranverë, kompanitë Google dhe Apple krijuan një partneritet historik që përmes telefonave inteligjentë njerëzit të njoftoheshin nëse ishin ekspozuar ndaj virusit. Por më pas projekti ngeci. Si rezultat i kësaj marrëdhënieje u krijua një program telefoni që filloi në dhjetor në Kaliforni.
“Ne duhet ta konsiderojmë gjithë këtë përpjekje si të dështuar, sepse u desh shumë kohë e gjatë për të krijuar këtë aplikacion. A mund ta besonit në fillim të krizës nëse dikush do kishte thënë se më shpejt do të zbulohej vaksina sesa aplikacioni i ekspozimit? Njëra është përpjekje gjigande e shkencës ndërsa tjetra relativisht e lehtë“, thotë zoti Ries.
Kjo erdhi si rezultat i mungesës së koordinimit midis qeverive, mungesës së mirëkuptimit në qarqet teknologjike se kush merr vendime në nivelin tokal, thotë zoti Ries.
“Ne jemi mësuar me një model të punuari vetjak nga zbulues të rinj. Dhe nuk bëmë punë të mirë“, thekson ai.
Kameka Dempsey është anëtare e grupit punues të teknologjisë për COVID-19, me qëllim që të krijojë lidhje midis kompanive teknologjike dhe qeverive. Pabarazia, thotë ajo, ishte pikë lëkundjeje gjatë pandemisë.
“Keni njerëz në zona rurale që nuk kanë qasje në internet. Shihni njerëz që nuk kanë laptopë, telefonë ose tableta për qasje në mësim dhe punë në internet”, thotë zonja Dempsey.
Pandemia, thotë ajo, vuri në dukje pikat e rëndësishme në teknologjisë.
“Teknologjia sot, në mes të kësaj pandemie, po kthehet në zemër të zbulimeve më të mëdha. Ato lindin nga nevoja për zgjidhjen e problemeve të vërteta të dikujt në nevojë“, thotë anëtarja e grupit punues të teknologjisë për COVID-19, Kamera Demësey.
Kompanitë më të mëdha teknologjike mësuan shumë nga përgjigja kundër pandemisë. Si do të shfrytëzohen këto mësime, mbetet të shihet në vitin 2021. /voa/