Ҫfarë është “WORD OF MOUTH” dhe pse është shumë i rëndesishëm!

Word of mouth(WOM)është kur konsumatorët e juaj u tregojnë tjerëve për experiencen e tyre pozitive duke perdorur shërbimet dhe produktet e juaja ata inkurajojnë tjerët të blejnë nga ju.
Word of mouth(WOM) apo ndryshe i njohur si marketingu gojor(gojë-gojë) i cili mund të themi se gjenezën e ka qysh në kohërat e lashta kur është bërë tregti në mes njerëzve.Tregti e tipit mall-mall dhe i tipit mall-pare.
Efekti I saj ka qenë shumë jetik në të kaluarën,por edhe tani me digjitalizimin e shumë proceseve biznesore është shumë I rëndësishem dhe luan një rol kyq në ecurine e shumë bizneseve.
Word of mouth marketing(WOMM) dallon nga Word of mouth(WOM) sespe (WOMM)bëhet pagesë për të ku paguhen klientët të lobojnë për një markë ndërsa për Word of mouth(WOM)ajo lind natyrshëm nga biseda e dy klientëve ku njeri nga këta ka pas përvojë të mirë d.m.th ska nevojë të investohet.
Shumë biznese të cilat shesin në internet i kushtojnë rëndësi përshtypjeve të klienteles shkaku që mos të ketë një feedback negativ, të cilën konsumatorët e tjerë e marin si bazë përvojen e keqe me shërbimin ose produktin të secillit konsumator dhe direkt ndikon në vëndimmarjen për blerje.

Ju paraqesim disa statistika dhe fakte për Word-of-mouth(WOM)
• 92% e të gjithë njerëzve i besojnë një rekomandimi gojë me gojë mbi çdo lloj tjetër të marketingut,
• 85% e bizneseve të vogla zbulohen nga klientët e rinj falë rekomandimeve nga word-of-mouth,
• 54% e konsumatorëve ndajnë përvojën e tyre negative me më shumë se 5 persona.
• Word of mouth marketing- e rrit efektivitetin e fushatave të marketingut me 54%,
• 74% e konsumatorëve e konsiderojnë Word of mouth vendimarrës kryesor në vendimet e tyre të blerjes,
• Njerëzit kanë katër herë më shumë gjasa të blejnë një produkt ose të përdorin një shërbim kur referohen nga miqtë.
• Një markë është 12 herë ma e besueshme kur referohet nga miqtë se kur referohet nga vet kompania e cila i realizon kampanjë për markën.
• Word of mouth ndikon në 91% të blerësve në blerjet B2B Business-to-Business

Bridge Business Consulting ju këshillon që t’I jepni shumë rëndësi menyrës së takimit me klientët,si arrini marrëveshje me klientin, si i mbyllni marëveshjet e shitjes dhe si I trajtoni pas shitjes.
Për biznesin tuaj duhet të jetë shumë e rëndësishme kënaqësia e klientit pas aktit të blerjes.Shume kompani në botë qëllimin primarë kanë qe klientet e tyre ë ndihen super të kënaqur me produktet ose shërbimet e tyre.
Andaj,ne si zyre e konsulencës ju ofrojmë shërbime reth Marketingut dhe ju ndihmojmë që marka juaj të arrij majat duke ju treguar teknikat me të reja reth word of mouth marketing.

/ekonomiaislame/

Artikulli paraprakSi të bëheni të domosdoshëm për klientët tuaj
Artikulli tjetërErdogan u bën thirrje turqve të bojkotojnë produktet franceze