11 truke sesi të mos shqetësoheni më për gjithçka

Mos u shqetësoni më për gjithçka, por filloni rrituni

Të jesh lider kërkon besim, vendosmëri dhe të mendosh shumë shpejt. Asnjë prej këtyre nuk arrihet nëse e vrisni mendjen për çdo veprim që bëni apo për çdo lëvizje që kryeni. Duhet t’u jepni kohën e duhur:  mendimeve, veprimeve, reflektimit dhe hapave që do merrni për të ecur përpara.

Kur u japim gjërave më shumë rëndësi sesa duhet, na merr shumë kohë. Mbetemi brenda një laku dhe reflektimet pozitive shndërrohen në shqetësime shkatërruese. Kur mendojmë shumë, në vend që të ecim përpara ne ecim mbrapsht.

1. Rihapni derën vetëm kur diçka e re po troket në të

Kur mendojmë vazhdimisht për vendimet që kemi marrë, ne e teprojmë. Në këtë mënyrë refuzojmë të heqim dorë nga analizimi i gjërave që tashmë i kemi bërë. Besoni tek vetja dhe rikthehuni tek çështjet e kaluara vetëm kur ju vjen ndonjë informacion i ri rreth tyre.

2. Mësoni se të mendosh shumë dhe të zgjidhësh një problem nuk janë e njëjta gjë

Thashethemet dhe mendimet më shumë seç duhet rreth një çështjeje, shpesh duken sikur i japin zgjidhje problemit. Mund t’ju duket sikur po bëni diçka të mirë dhe të dobishme, por në fakt nuk është kështu. Ju thjesht po rrotulloheni brenda një rrethi të mbyllur. Kur mendoni shumë rreth diçkaje, duhet ta kuptoni se nuk po i jepni zgjidhje problemit. Hiqni dorë nga kjo dhe ndërmerrni hapa që ju çojnë përpara.

3. Kujtoni rregullin 90-10

Kjo është një formulë, një raport, sesi duhet ta llogarisni sa vleni. 90% duhet të bazoheni në vetëvlerësim dhe 10% në vlerësimin që merrni nga të tjerët. Vlerësim ky për të cilin kemi nevojë të gjithë.

Shumë njerëz e përmbysin formulën, duke thënë se 90% i vlerësimit duhet bazuar në atë që thonë ose mendojnë të tjerët për ne. Kështu që ata shqetësohen. Ky shqetësim merr formën e të menduarit më shumë seç duhet.

4. Supozoni gjëra të mira

Njerëzit që mendojnë shumë, gjejnë më shumë probleme sesa ekzistojnë në të vërtetë tek çdo gjë që lexojnë. Ata supozojnë gjithmonë gjëra të këqija si perceptime negative, njerëz të afërm që mund të sëmuren, ose ndonjë gjë e keqe që pritet të ndodhë sipas tyre. Kur e shihni se jeni duke e bërë këtë, hiqni dorë menjëherë nga supozimet tuaja dhe përpiquni të kuptoni se ajo çka po lexoni ka kuptim pozitiv ose të paktën neutral. Pse të mos e shfrytëzojmë kohën duke menduar pozitivisht, fundja gjithsesi do e shpenzojmë atë.

5. Qëndroni larg informacioneve të gabuara

Lajm i ri: Ju nuk mund të parashikoni të ardhmen, nuk mund të lexoni mendjet, pra nuk mund të bëni asgjë. Prandaj mos u përpiqni kot. Të mendosh më tepër seç duhet nuk do aktivizojë sferën magjike.

6. Pranoni pasiguritë

Kur nuk dimë diçka, përpiqemi t’u japim përgjigje pikpyetjeve tona me hamendësime të gabuara. Pse? Shumica prej nesh do preferonin të ishin të pasigurt sesa të palumtur. Hamendësimet e gabuara mund të jenë në shumë forma, të cilat e shtyjnë personin që mendon drejt një monologu të gabuar.

“Një budist më ka mësuar sesi të përballem me pasiguritë”, thotë Scott Mautz, autor i librave “Find the Fire” dhe “Make it Matter”. Ai thoshte se pasiguritë duhen vëzhguar, por nuk duhet ndërvepruar me to. kuptoni se edhe pasiguria sjell pasoja pozitive si kreativiteti dhe rezistenca.

7. Zëvendësoni “po nëse” me “do ta shohim”

Njerëzit që mendojnë shumë pyesin vazhdimisht veten “po nëse”, e cila është një pyetje e pamundur për t’i dhënë përgjigje. Nëse e gjeni veten duke pyetur “po nëse” zëvendësojeni menjëherë me “do ta shohim”. Kjo është një mënyrë e mirë për të vepruar në mënyrë që t’i pranoni gjërat që kanë ndodhur.

8. Dilni jashtë dhe veproni

Kjo nënkupton që të mos harxhoni më kaq shumë kohë duke menduar. Dilni jashtë dhe lidhuni me botën në mënyrë që të kënaqeni. Mund të jetë errësirë brenda kokës tuaj apo jo?

9. Bëni llogaritje

Të menduarit e tepërt vjen si pasojë e shqetësimit të tepërt për skenare të imagjinuara negative, të cilat askush nuk do që të ndodhin. Por pyesni veten, “Sa është probabiliteti që diçka e padëshiruar të ndodhë në të vërtetë?”. Shanset nuk janë shumë të larta.

10. Mos i konsideroni gjërat e panjohura si katastrofike

Kjo nënkupton se nuk duhet të kapeni pas detajeve të vogla dhe t’i shndërroni ato në probleme gjigande. Mos ndërtoni male aty ku ka vetëm moçale.

11. Vlerësoni impaktin e vërtetë të të qenurit i gabuar

Ndonjëherë, ne ndiejmë nevojën për të menduar shumë vetëm sepse kemi frikë se mos gabojmë. Mund të mendoni shumë nëse keni planifikuar të notoni në ujëra ku ka peshkaqenë, por të mendosh shumë për një vendim që more në takimin e djeshëm? Nuk ia vlen.

Në momente të tilla pyesni veten sesa është kostoja reale e gjithë këtij shqetësimi. Kur ju shqetësoheni shumë, rrisni mundësinë për të mbetur brenda mendimeve tuaja. Merrni frymë thellë dhe largohuni nga shqetësime të tilla, pa e kthyer kokën mbrapa.

Artikulli paraprak3 mënyra për të maksimizuar produktivitetin e ekipit
Artikulli tjetër8 karakteristika të një sipërmarrësi. Nëse ti i zotëron, ndërmerr një nismë