“Volkswageni” do të ndryshojë. Lëvizje të pazakonta e presin gjigantin e automobilizmit. Kompania gjermane është duke rishikuar planet për të ardhmen e saj.
“Volkswageni” po e mendon të ardhmen e brendeve të veta luksoze, si “Lamborghini”, “Bugatti” dhe “Ducati”, në kuadër të planeve që i kërkojnë më shumë fonde, teksa po kalon prodhimin në masë kah veturat elektrike, kanë thënë zyrtarë të lartë.
Bordi menaxhues dhe drejtorët e kompanisë do të rishikojnë strategjinë e prodhuesit në një takim në nëntor dhe do të punojnë në një listë “të detyrave të reja”. Kompania po synon të dyfishojë vlerën e vet në 200 miliardë euro, ka thënë një zyrtar.
Rishikimi mund të rezultojë në partneritete teknologjike për veturat sportive me performancë të lartë dhe brendet e motoçikletave, ristrukturimeve apo opsioneve të tjera deri në përfshirjen e një liste të shitjes, kanë thënë dy zyrtarë, që kanë refuzuar të përgjigjen publikisht.
Ata kanë thënë se “Grupi Volkswagen”, që është pronar edhe i nënbrendeve “VW”, “Audi”, “Porsche”, “Seat” dhe “Skoda”, është duke shikuar nëse i ka burimet për të zhvilluar platforma elektrike për brendet e veta më të vogla në një kohë kur po investohen miliarda në transformimin e veturave tradicionale.
Zgjedhja e zymtë me të cilën po përballet “Volkswageni” vjen në kohën kur shefi ekzekutiv, Herbert Diess, po shikon mënyra të reja për të rritur fondet për largimin nga veturat me djegie të brendshme pasi sindikatat ia pamundësuan uljen e shpenzimeve në Gjermani.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
KOHA