Aplikacioni turk për video-konferencë kalon testin e parë

XperMeet do të jetë në gjendje të sigurojë video komunikim të sigurt në fusha strategjike dhe kritike si arsimi, financa, shëndetësia, energjia dhe mbrojtja

Aplikacioni i ri turk i video-konferencave i zhvilluar në vend, kaloi provën e tij të parë si platformë në një ngjarje ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Konferenca SEDEC u mbajt praktikisht më 15-17 shtator përmes aplikacionit të ri, XperMeet, zhvilluar nga firma teknologjike turke BITES, një filial i gjigandit turk të mbrojtjes Aselsan.

Takimet ballë për ballë nuk mund të mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), por XperMeet lejoi pjesëmarrësit të realizonin biseda të sigurta me infrastrukturën e tij.

Falë softuerit të sigurt, kompania turke e industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes zhvilloi biseda me autoritetet e prokurimit nga shumë vende dhe u takuan me tregun botëror.

Gjatë tre ditëve, 254 kompani dhe institucione nga 24 vende mbajtën 700 takime që arritën në 410 orë në kohëzgjatje.

Uğur Coşkun, menaxheri i përgjithshëm i BITES, tha se kompania e tij zhvilloi aplikacionin mes rritjes së telekomunikimit dhe arsimit në distancë gjatë shpërthimit të koronavirusit.

“SEDEC ofroi një mundësi të rëndësishme për të parë aftësitë e XperMeet”, tha Coşkun për AA.

“Ndërsa jemi duke u përpjekur të përhapim këtë praktikë në Turqi, ne nuk po neglizhojmë tregjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, SEDEC ishte një ngjarje që përkonte me vizionin tonë dhe ne u kujdesëm shumë për të”, tha ai.

“Në një kuptim, ne mbajtëm prezantimin e parë ndërkombëtar të XperMeet dhe ishte hera e parë që kishim një test të kësaj shkalle. Reagimet që morëm treguan se e kaluam me sukses këtë test”, theksoi Coşkun.

Kompania do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të zhvilluar më tej aplikacionin dhe për të krijuar një markë të fortë ndërkombëtare me sugjerime dhe kërkesa nga përdoruesit.

XperMeet do të jetë në gjendje të sigurojë video komunikim të sigurt në fusha strategjike dhe kritike si arsimi, financa, shëndetësia, energjia dhe mbrojtja.

Aplikacioni, i cili ruan sigurinë maksimale me enkriptimin dhe certifikimin SSL, përdor infrastrukturën vendase për të mbrojtur të dhënat e përdoruesit.

Ndarja e skedarëve me siguri të lartë do të jetë gjithashtu e mundur me aplikacionin, i cili ofron mundësi bisedash pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë.

Aplikacioni mund të përdoret tek shfletuesit e internetit dhe platformat mobile./AA/

Artikulli paraprakTurqia më 30 nëntor dërgon në hapësirë satelitin e gjeneratës së 5-të
Artikulli tjetërRritet numri i kërkesave për ri-programim të borxheve tatimore