Bill Gates është i famshëm për shumë gjëra. Ekziston Microsoft, një nga kompanitë më të vlefshme në botë, të cilën Gates e themeloi dhe udhëhoqi deri në vitin 2008. Ekziston edhe Fondacioni Gates , i cili ka trajtuar disa nga problemet më të mëdha të shëndetit publik në botë, si çrrënjosja e poliomielitit. Aktualisht, fondacioni po financon vaksinat Covid-19 , si dhe rritjen e mundësisë për testimin e shpejtë.
Për dikë që mund të tërhiqej dhe të shijonte pjesën e fundit të jetës së tij, duke shpenzuar më shumë para sesa shumica prej nesh mund të imagjinojmë, Gates ka marrë një qasje më proaktive për të ofruar zgjidhje për te mirën e shoqërisë. Si rezultat, është magjepsëse të dëgjosh nga vetë Gates se si ai u drejtohet problemeve të mëdha.
Në një postim të fundit në blogun e tij personal, Gates shpjegoi pikërisht këtë: ‘’Që kur isha adoleshent, kam trajtuar çdo problem në të njëjtën mënyrë: duke filluar me dy pyetje. Unë e kam përdorur këtë teknikë në Microsoft dhe e përdor edhe sot. Unë i bëj këto pyetje fjalë për fjalë çdo javë në lidhje me Covid-19: Kush e ka trajtuar mirë këtë problem? Dhe çfarë mund të mësojmë prej tyre?
Janë pyetje shumë të thjeshta, por ato nuk janë aspak sipërfaqësore. Shumica prej nesh, kur përballet me një problem, stresohen menjëherë për të gjetur një zgjidhje. Ajo që sugjeron Gates është komplet ndryshe. Mund të duket delikate në fillim, por në të vërtetë përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si i qasni sfidat.
Kur përballeni me një problem, Gates thotë se prirja e tij e parë nuk është të gjejë një zgjidhje, por të mësojë më shumë rreth asaj që të tjerët po bëjnë. Përgjigja e paracaktuar e Gates është të jesh një nxënës. Kjo jo vetëm që është e shkëlqyer, por është gjithashtu mjaft e rrallë. Mund të duket madje aspak normale të fillosh pa një plan, por përkundrazi duke kuptuar se kush po e trajton tashmë problemin dhe kërkon të mësojë nga puna e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja pse ne shikojmë video në YouTube se si të rregullojmë fshesën me korrent ose pjatalarësen tonë. Dikush tjetër e ka kaluar këtë eksperiencë dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë informacion. Detyra juaj është të ta lini pas krenarinë tuaj dhe të pranoni se gjëja më e mirë që mund të bëni për të zgjidhur problemin është të jeni të gatshëm të mësoni.
Në realitet, ajo ndahet në tre tipare të rëndësishme të lidershipit: Së pari, përcaktoni atë që nuk dini. Pastaj të kuptosh se ku mund të gjesh informacion. Dhe së fundmi, të jeni të gatshëm të mësoni. Duhet një shkallë e jashtëzakonshme përulësie dhe vetë-ndërgjegjësimi për të kuptuar që mund të mos i keni të gjitha përgjigjet, të pranoni këtë realitet dhe pastaj të keni aftësinë për të kuptuar se ku të kërkoni. Shanset janë, pa marrë parasysh se çfarë jeni duke u përpjekur të arrini, ju ndoshta nuk jeni i pari që ndiqni këtë atë rrugë. Është e mundshme që dikush të jetë përballur me këtë problem, dhe pavarësisht nëse ata kanë arritur ta zgjidhin atë apo jo, ka të ngjarë të ketë diçka që mund ta mësoni dhe ta përfshini në çfarëdo zgjidhjeje për të cilën po punoni.
Nuk është gjithmonë e qartë të kërkosh diku tjetër për informacion. Udhëheqësit shpesh shihet se i kanë të gjitha përgjigjet, dhe ata shpesh ndiejnë presionin për ta drejtuar ekipin e tyre në drejtim të ofrimit të zgjidhjeve. Sigurisht, nëse funksionon për Bill Gates, ndoshta është një strategji mjaft e mirë për ne të tjerët. Herën tjetër, kur të përballeni me një sfidë në biznesin tuaj, pyesni veten se kush e ka kaluar tashmë këtë. Pastaj, shikoni se çfarë mund të mësoni nga përvoja e tyre. Në atë mënyrë, në vend që të filloni nga zero, do të keni mundësinë të shikoni se çfarë është provuar tashmë, çfarë ka funksionuar dhe çfarë ka dështuar.
Në një kohë kur informacioni është kaq i arritshëm, ekziston një mundësi mjaft e mirë që personi që po kërkoni të ketë një blog, ose të jetë në rrjetet sociale, ose të ketë shkruar një libër. Ata madje mund të kenë një kanal në YouTube. E vetmja gjë që duhet të bësh është të kërkosh. /BM/