Letra e Motivimit

Pyetje:
Si mund të shkruaj një letër motivimi (interesi) të rregullt? Ju lutem, a mund të më dërgoni ndonjë shembull? Faleminderit.

Përgjigje:
Letra e motivimit është një mundësi për të shtuar informacione personale tek CV-ja juaj. Shumë kandidatë aplikojnë për pozicion të njëjtë pune dhe letra e motivimit ka për qëllim që ju të dilni më në pah në krahasim me kandidatët e tjerë. Këtu mund të gjeni një shembull letre motivimi.

Shembull:

Tiranë, data

Andi Popi President dhe themelues i Shoqatës Shqiptare të Sportit
32 Kullat Binjake Tiranë

Objekti i letrës: Pozicioni i kordinatorit

Quhem Flori Mati. Në faqen e internetit të shoqatës suaj lexova lajmërimine punës së kordinatorit dhe dëshiroj të aplikoj me bindjen që i plotësoj
shumë mirë kërkesat e këtij pozicioni.

Duke qenë se dhe më përpara unë kam punuar në zyrë, kam fituar kështu njohuritë dhe sfidat që lidhen me punën e këtij mjedisi. Gjatë studimeve
universitare, kam qenë gjithashtu një trajnuese dhe instruktore. Përveç kësaj, kam përmirësuar aftësitë e mia në menaxhimin e kohës dhe komunikimit duke mbajtur një rol aktiv në disa grupe komunitare dhe në aktivitetet e kohës së lirë. Kam mundur gjithashtu të përfshihem aktivisht në një sërë kursesh dhe projektesh studimi.

Unë komunikoj rrjedhshëm si në anglisht ashtu dhe në italisht. Për mua është e rëndësishme të arrij të siguroj një shërbim profesional klientëve
dhe të japë informacionin e duhur në mënyrë të qartë dhe të saktë. Gjithashtu, unë punoj shumë mirë në kompjuter duke hartuar dokumente profesionale dhe me cilësi të lartë.

Ju lutem gjeni bashkangjitur një kopje të CV-së time. Unë do të jem e disponushme dhe do ta vlerësoja shumë mundësinë për t’u takuar me ju për të diskutuar më tej këtë pozicion.

Ju mund të më kontaktoni në (42)562-580
ose me e-mail në xxx@gmail.com.

Duke ju falenderuar paraprakisht për vëmendjen që i kushtuat kësaj letre, ju lutem pranoni, Zotri President, përshendetjet më të sinqerta nga ana ime.

Flori Mati

85 Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit” Tiranë
(42) 562-580 fmati@gmail.com

(Bashkangjitur gjeni CV time)

Artikulli paraprakMarrja e pasurisë së të tjerëve në mënyrë të ndaluar
Artikulli tjetërDorëlëshimi dhe ekspozimi