Kur Rashid Dar u transferua në New York City për të përfunduar shkollën pasuniversitare, sipërmarrësi musliman e gjeti të vështirë për të gjetur hapësira të qeta për të kryer namazet ditore, pesë lutjet e tij të përditshme të detyrueshme nga feja e tij Islami.
“E gjeja veten duke u falur në dhomat e zhveshjes në H&M, në hapësira të shkallëve ose në një anën të autostradës” thotë Dar.
Këto përvoja e shtynë atë të fillojë Musallah, një aplikacion mobil që u lansua më 2016 në iOS që grumbullon vendet e faljes në të gjithë botën. Aplikacioni i Dar, ka mundësinë të përdoret nga më shumë se një miliardë muslimanë në të gjithë botën. Ai e vendosi aplikacionin në Kickstarter, ku tërhoqi më shumë se 14,000 dollarë mbështetje.
E tillë është përvoja që përshkruan shumë themelues të bizneseve fillestare (startups). Investitorët, normalisht të etur për të mbështetur aplikacionet me potencial për të arritur një miliard përdorues, janë më skeptikët kur bëhet fjalë për bizneset fillestare me themelues muslimanë, ose nje biznes fillestar që ka si synim një audiencë muslimane. Kjo i detyron themeluesit si Dar të përdorin platformat si Kickstarter për t’i çuar në këmbë idetë e tyre.
Këto sfida janë një tendosje unike e çështjeve të diversitetit më të gjerë me të cilat përballen Silicon Valley dhe tregjet e bizneseve fillestare në SH.B.A. Të dhënat tregojnë se tregu i bizneseve fillestare është kryesisht burra të bardhë që financojnë burra të tjerë të bardhë.
Problemet e jashtme janë të shumta. Për muslimanët dhe bizneset fillestare të tyre, financimi mund të jetë vështirë të realizohet. Dhe natyrisht, shumë përballen me diskriminim, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore, ku kandidatët presidencial republikan si Donald Trump bëri thirrje për një ndalim të plotë të muslimanëve që hyjnë në SH.B.A.
Sfidat janë të shumta, por themeluesit gjithashtu përshkruajn një përfitim të veçantë të besimit të tyre.
“Ne jemi duke e bërë këtë të gjithë për hir të Allahut,” thotë Dar. “Kjo është ajo që me të vërtetë po na shtynë neve.”
Gjetja e fondeve
Skena e bizneseve fillestare të Sh.B.A-së është shënuar vitet e fundit nga një fluks parash nga kapitalistët e sipërmarrjeve që kërkojnë gjënë tjetër të madhe për të investuar.
Përkundër parave që rrjedhin nga qarkullimi i lirë, disa sipërmarrës muslimanë mendojnë se janë përjashtuar, veçanërisht ata që bizneset fillestare të të cilëve përqendrohen në tregun musliman.
“Kur flasim me investitorët dhe në hapësirat e sipërmarrësve, ndjehet sikur ka shumë hezitim kur bëhet fjalë për bizneset fillestare të lidhura me Islamin” thotë Amin Aaser, themelues i Noor Kids, një linjë librash për fëmijë të krijuara për të fuqizuar fëmijët myslimanë.
Por Dar thotë se nuk është këtu për para, gjë e cila mund të tingëllojnë jashtëzakonisht ndryshe nga çasja e themeluesve të bizneseve fillestare në Silicon Valley.
“Unë jam i interesuar para së gjithash për llojin e shpërblimit shpirtëror dhe fitimit shpirtëror,” thotë ai. “Nëse fitimi vjen, kjo është nga Zoti. Nëse nuk vjen, atëherë ky është vullneti i Zotit. ”
Prodhuesit e tregut
Ndër pyetjet e para që merr një sipërmarrës për kompaninë e tyre është në formën e: Sa i madh është tregu?
Për sipërmarrësit muslimanë, kjo mund të jetë një pyetje e vështirë.
“Kur thua që po bën një produkt për myslimanët, shumë njerëz thonë se është një produkt i segmentuar,” thotë Navid Akhtar, CEO i Alchemiya, një video shërbim si Netflix me përmbajtje të përqendruar në jetën myslimane. “Por nuk është kështu.”
Në fakt, muslimanët janë një nga bazat e konsumatorit më të mëdha – dhe më të larmishme – në botë.
Myslimanët numërohen rreth 1.6 miliardë në nivel global që nga viti 2010, dhe ky numër pritet të rritet me shpejtësi në 2.8 miliardë deri në vitin 2050, sipas Pew. Në Sh.B.A, muslimanët u renditën si grupi i dytë më i larmishëm fetar pas Adventistëve të Ditës së Shtatë.
Si mund të lidhem me këtë treg?
Komuniteti musliman është i larmishëm, kështu që bizneset fillestare në treg nuk mund të afrohen tek konsumatorët me mentalitetin “një madhësi që i përshtatet të gjithëve”.
“Reklamimi është një sfidë e madhe. Myslimanët vijnë nga kaq shumë sfera të ndryshme të jetës. Si mund të lidhem me këtë treg? ” Aaser thotë. “Unë nuk do të reklamoj në ABC ose Hulu.”
Shumë nga këto kompani mbështeten në rrjetet e tyre për të promovuar produkte, reklama në xhami dhe komunitete në internet. Por mbështetja në fe për të nxjerrë fjalën për një produkt shpesh nuk është e mjaftueshme, thotë Dar.
Amanullah argumenton se përqëndrimi vetëm tek konsumatori musliman nuk është i shkallëzueshëm. Inkubatori i tij mund të jetë për bizneset fillestare që kanë një ndikim pozitiv tek Muslimanët, por gjithashtu pranon se vetëm kompanitë mund të apelojnë në një bazë më të gjerë.
“Ne këtu kemi një moto:” Nga muslimanët, për të gjithë “, thotë ai. “Ju mund të futni vlerat tuaja, por duhet të bëni një produkt që ka vlerë për njerëzit që nuk janë myslimanë.”
Disa kompani të nisura nga muslimanët kanë gjetur sukses të gjerë. Shembulli i më i mirë është gjigandi i kosit Chobani, i themeluar në vitin 2005 nga Hamdi Ulukaya, i cili tani krenohet me një vlerësim prej mbi 3 miliardë dollarë.
Kompanitë e vogla gjithashtu ja kanë dalur të funksionojnë. Noor Pharmaceuticals, i cili prodhon vitamina të bazuara në hallall, bëri marrëveshje me emrin e madh të shitjes me pakicë – Whole Foods dhe Walgreens. Biznesi Noor Kids i Aaser, dëshiron të zgjerojë shtrirjen e tij te komunitetet e tjera pakicë.
Por disa sipërmarrës kanë frikë se, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, racizmi mund t’i bëjë konsumatorët jo-muslimanë të gatshëm të blejnë ose mbrojnë një produkt. Amanullah, megjithatë, thotë se nuk është kështu.
Solli në shqip: ekonomia-islame.com