FBI ka mbyllur një faqe në internet që u ofroi hakerëve qasje të lehtë në 12 miliardë të dhëna të vjedhura në mijëra shkelje të të dhënave.
Të enjten, Departamenti i Drejtësisë njoftoi se kishte konfiskuar internet domain-in WeLeakInfo.com, një uebfaqe që mblidhte të dhëna të marra nga më shumë se 10.300 shkelje të të dhënave në kompani dhe faqe të ndryshme ndër vite.
Konsumatorët mund të paguanin më pak se 2 dollarë për të përfituar nga përdorimi masiv i të dhënave, i cili ishte indeksuar me kujdes dhe kishte mundësi kërkimi. Në këmbim të kësaj, abonuesit mund të kërkonin email adresën e një personi për të zbuluar se cilat fjalëkalime, emrat, numra të telefonit dhe IP adresa kishin rrjedhur më parë.
Për shkak se njerëzit shpesh përdorin të njëjtat fjalëkalime nëpër llogari të ndryshme të internetit, faqja WeLeakInfo.com ishte një mjet i dobishëm për hakerat, të cilët mund të përdorinin të njëjtat të dhëna për të shënjestruar email adresat e një viktime. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e kërkuara i hapën rrugën sulmeve kibernetike në Britani të Madhe, Gjermani dhe SH.B.A. Hetuesit gjithashtu vunë re lidhjet me hakerat që hyjnë në WeLeakInfo.com dhe blerjen e mjeteve të tjera të hakimit, përfshirë programe dashakeqëse.
Sidoqoftë, të mërkurën, policia në Evropë arrestoi dy të dyshuar, 22-vjeçar në Irlandën Veriore dhe Hollandë, të cilët krijuan mbi 200,000 £ (260.465 dollarë) nga faqja e internetit.
“Kriminelët mbështeten në faktin se njerëzit përsërisin fjalëkalimet në shumë uebfaqe dhe për shkak të shkeljes së të dhënave si këto krijojnë mundësinë që mashtruesit ta shfrytëzojnë atë,” tha zyrtari hetues i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Andrew Shorrock në një deklaratë. “Krijimi i fjalëkalimit të vështirë për tu qëlluar është jashtëzakonisht e rëndësishme.”
Nuk është plotësisht e qartë se si WeLeakInfo.com po merrte të dhënat pas shkeljes. Por hakerat në mënyrë rutinore shesin, tregtojnë dhe mbledhin informacione të tilla në vende dhe forume në internet të errët.
Hetuesit federal po thërrasin publikun për çdo informacion mbi pronarët dhe operatorët e WeLeakInfo.com duke paraqitur një ankesë tek FBI. Për të mbrojtur veten tuaj nga rrëmbimi i llogarisë, është më mirë të përdorni një fjalëkalim unik, të vështirë për tu qëlluar në secilën prej llogarive tuaja më të vlefshme në internet dhe të aktivizoni authentikimin me dy faktorë. Për t’ju ndihmuar të mbani mend kredencialet tuaja të hyrjes, përdorni një menaxhues për fjalëkalime. /pcmag/