Nexhmedin Erbakan: Kamata është Zullum!

” Ke ardhë dhe i ke vendosur në bankë 100 lira. Pas një viti banka ti jep 150 lira. Ore vëlla, nga i nxorre ti këto para që po mi jep mua? Unë kam prodhuar mall me vlerë prej 100 lirave dhe unë kam të drejtë të konsumoj po aq, pra 100 lira. Gjatë atij viti, prodhimi im nuk është rritur, unë nuk prodhova asgjë! Prej nga po ma jep ti mua të drejtën e konsumimit tepër?
Për këtë ekzistojnë dy rrugë: Ose e ke marrë mundin e një njeriu që ka prodhuar dhe ma ke dhënë mua ose ke shtypë para të hapura dhe mi ke dhënë mua, gjë që edhe kjo është e njëjta gjë, pra të ma japësh mua meritën/ mundin e atij që prodhon.
Prandaj kamata është zullum. Kamata është përdhunim i mundit të atij i cili punon. Kamata d.m.th t’i japësh të drejtë konsumimi atij që nuk prodhon. Kjo është zullum! Kjo e shkatërron drejtësinë. Kjo është pra fatkeqësia dhe zullumi i sistemit kapitalist.”

Erbakan

Artikulli paraprakPo, një tregu të përbashkët në Ballkan! Jo, modelit të një “Jugosllavie” të re
Artikulli tjetërShenjat e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi: shkëmbim energjie, jo më varësi nga tregu serb