Më poshtë do të lexoni shtatë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të pasur një planifikim të suksesshëm strategjik.
- Vlerësoni konkurrencën dhe tendencat kryesore të tregjeve. Hapi i parë më i rëndësishëm në krijimin e një planifikimi të suksesshëm strategjik është vlerësimi i konkurrentëve, mjedisi rregullator dhe identifikimi i tendencave kryesore të tregjeve.
- Identifikoni mundësitë dhe kërcënimet e mundshme. Duke pasur një informacion të tillë mbi pikat e forta, të dobëta, mundësitë dhe kërcënimet që i kanosen një kompanie të caktuar, drejtuesit do të jenë në gjendje të planifikojnë strategji mbrojtëse për kompaninë e tyre.
- Rishikoni misionin dhe vizionin e kompanisë suaj. Liderat duhet ta kuptojnë se në arritjen e një planifikimi të suksesshëm strategjik, roli i tyre është shumë i rëndësishëm.
- Objektiva të qartë dhe prioritete. Të pasurit e objektivave të qarta dhe ndarja e tyre sipas prioriteteve është një tjetër hap shumë i rëndësishëm i një planifikimi të suksesshëm strategjik.
- Mënyra efikase realizimi. Pasi të keni përcaktuar objektivat që doni të arrini dhe t’i keni ndarë ato sipas prioriteteve, hapi tjetër është përcaktimi i mënyrave sa më efikase për t’i realizuar ato.
- Përcaktoni buxhetin dhe nevojat financiare.
- Rishikoni progresin e kompanisë suaj muaj pas muaji. /eo/