Rrethanat e reja globale kanë kthyer botën tonë dhe planet tona me kokë poshtë. Askush nuk ishte gati në tremujorin e parë të vitit 2020 që bota të kalonte në një recesion dhe të detyronte njerëzit të ndryshojnë mënyrën e punës. Megjithatë mbetet një e vërtetë: Bizneset dhe ekipet duhet të jenë produktivë.
Ndërsa kompanitë detyrohen të punojnë në distancë, ju jeni detyruar të gjeni mënyra të qëndrueshme për të ruajtur produktivitetin, pavarësisht koronavirusit. Si drejtues nga mjedise remote, është më e rëndësishme se kurrë të hartohen, komunikohen dhe të respektohen mjetet, proceset dhe praktikat që mbështesin produktivitetin, në nivelin funksional, mendor dhe emocional.
Ndërsa përballemi me një epokë të re sfidash dhe mundësish, merrni parasysh këto tri fusha kryesore dhe si mund t’ju ndihmojnë juve dhe ekipet tuaja të arrini produktivitetin që dëshironi.
Gjeni instrumentat e duhur (softuer)
Softueri siguron mjete të bollshme për të mbështetur produktivitetin e qëndrueshëm, individualisht dhe me ekipe. Kur keni forcë punëtore në distancë, këto mjete bëhen edhe më të rëndësishme.
Sigurisht, Slack dhe Zoom janë elemente kryesore për bashkëpunim në distancë dhe punë e konferenca me video. Kur përdorni këto mjete, gjeni mënyra për ta mbajtur të gjallë elementin njerëzor. Ka kompani që kanë nisur me seanca meditimi (dhe kanë marrë reagime të shkëlqyera).
Në anën e produktivitetit, mjete si Monday.com, lejojnë përdoruesit të zgjedhin personalizimin e rrjedhës së punës dhe të automatizojnë detyra të thjeshta, gjë që eliminon çështje më pak të rëndësishme që marrin kohë. Trello është një tjetër instrument i lehtë për të gjurmuar produktivitetin apo projekte të përbashkëta.
Është edhe SaaS për industri apo nevoja specifike, kështu që bëni disa hulumtime në internet. Për shembull, 15Five është projektuar për produktivitetin e ekipit, me fokus shtesë në kulturë, e cila është më e vështirë të ruhet gjatë punës në distancë. Nëse keni nevojë për bashkëpunim në programim, GitHub është një platformë e mirënjohur për kodin e përbashkët. Ekzistojnë gjithashtu aplikacione SaaS për ekipe të dizenjimit.
Rishikoni proceset ekzistuese.
Përveç ekzaminimit të mjeteve softuerike për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin dhe përgjegjshmërinë në distancë, është gjithashtu e nevojshme të rishikoni proceset tuaja për të ekzaminuar nëse ato janë akoma të vlefshme dhe efektive. Në fund të fundit, një mjet nuk do t’ju ndihmojë nëse rezultatet nuk do t’ju ndihmojnë.
Rishikoni secilin prej proceseve tuaja dhe ndryshoni gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur nevojat e sotme unike. Mos harroni të merrni parasysh se si shitësit ose furnitorët tuaj ndikojnë në proceset tuaja dhe kushtojini vëmendje të veçantë çdo inputi që mund të jetë i vështirë për t’u fituar gjatë ndalesave të punës.
Përmbush nevojat emocionale.
Shumë persona nuk e dinë pse nuk janë produktivë, pavarësisht se kanë më shumë kohë se kurrë dhe gjatë punës nga shtëpia. Ata kanë fituar kohën e angazhuar zakonisht për t’u përgatitur për punë dhe udhëtime.
Atëherë, pse është e vështirë të jesh produktiv? Koronavirusi ka krijuar një re pasigurie dhe pikëllimi mbi të gjithë ne. Ju mund të ndjeheni sikur keni mbetur pas, ose do të ndiheni të ngadaltë ose të plogësht.
Si drejtues, merrni parasysh mënyrat e mëposhtme për të përmirësuar rrethanat me të cilat ekipi juaj mund të zvogëlojë bllokimet mendore dhe të përqëndrohet në punë:
Fillojini mbledhjet me komunikime personale 60 sekonda. Kërkojini secilit person që të ndajë shpejt gjendjen e tij, pa qenë e nevojshme të shkojë në detaje shumë të hollësishme. Aq thjeshtë sa të thuash, “Unë jam Andi. Sot ndihem i pangopur, i lodhur dhe i shqetësuar”. Kjo i ndihmon të gjithë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të kuptojnë se këto nuk janë vetëm ndjenjat e tyre.
Drejtohuni nga cilësia e së vërtetës. Ju nuk keni nevojë t’u tregoni njerëzve se mund të parashikoni se kur do të përfundojë karantina ose virusi. Ju duhet të jeni real, të ndani nga zemra juaj dhe t’u jepni njerëzve leje të jenë njerëzorë.
Filloni takimet tuaja me një meditim pesë-minutësh. Ndihmon të gjithë në këtë moment dhe mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor të të gjithëve.
Përqëndrohuni në misionin tuaj. Kujtojuni njerëzve që misioni juaj ende ekziston dhe puna e tyre do të ndikojë tek klientët në një mënyrë pozitive.
Jini njerëzorë. Kjo kohë kërkon që të jemi të gjithë më të durueshëm me fëmijët në shtëpi, me vështirësinë befasuese në mbajtjen e një orari dhe ritmi të përditshëm dhe emocionet që ekzistojnë tani. Nëse mund të bëni vend për këtë, ekipi juaj mund të marrë frymë dhe të shqetësohet për më pak gjëra.
Ju po jetoni në një moment një herë në një shekull në histori. Kini parasysh se çmimi i një fuçie nafte kaloi në vlera negative. Këto momente kërkojnë që të rregullojmë gjithçka në jetën tonë, veçanërisht proceset dhe pritjet tona. Konsideroni secilin element në këtë listë dhe shihni se si mund t’ju ndihmojnë të implementoni shtigje të reja ose të ndryshoni ekzistencën, drejt produktivitetit.