Pa motivim, mund të harroni suksesin. Në fakt, motivimi dhe puna e rëndë janë elemente themelore për realizimin e ëndrrave tuaja, ato ju dërgojnë drejt majës dhe ju ndihmojnë të dalloheni nga të tjerët.
Dhe motivimi nuk është i rëndësishëm vetëm në biznes, aplikohet në çdo aspekt të jetës. Për të qenë të suksesshëm profesionalisht, shoqërisht, mendërisht, madje edhe fizikisht, është forca lëvizëse e cila do ju dërgojë aty.
Pa motivim, disa nga udhëheqësit dhe ndërmarrësit e suksesshëm nuk do të ishin ku janë sot. Vetëm shikoni Mark Zuckerberg ose Barbara Corcoran, iu desh motivim për të mësuar shkathtësi të reja dhe të lansojnë biznese shumë të suksesshme. Gjithashtu iu desh motivim edhe J.K. Rowling për të shkruajtur seritë e saj Harry Potter, dhe iu desh motivim Barak Obama të kandidonte për president.
Pavarësisht se a jeni në shkollë të mesme ose po qëndroni mirë në karrierën tuaj, motivimi është shtylla e suksesit. Dhe nëse nuk jeni të sigurtë se ku të filloni, shikoni këto 12 thënie për motivimin nga udhëheqësit e sotëm më me ndikim.
Barack Obama – “Progresi vjen në kriza dhe fillime. Nuk është gjithmonë një vijë e drejtë. Nuk është gjithmonë rrugë e lehtë’’.
Barbara Corcoran – “Mos e nënvlerësoni fuqinë e instiktit tuaj’’.
Thomas Edison – “Ai i cili bën kërkime përderisa pret, merr gjithçka’’.
Sheryl Sandberg – “Ndarja e emocioneve ndërton marrëdhënie më të thella. Motivimi vjen duke punuar në gjërat të cilat na interesojnë’’.
Jeff Bezos – “Kur gjërat bëhen të vështira, a do të dorëzoheni, apo do të jeni këmbëngulës’’?
J.K. Rowling – “Disiplina e përfshirë në përfundimin e një pune kreative është diçka me të cilën mund të krenoheni me të vërtetë’’.
Thomas Jefferson – “Vendosni që të mos qëndroni kurrë pa bërë asgjë. Asnjë person nuk do të ketë rastin për t’u ankuar për mungesën e kohës, nëse nuk humbet kohë asnjëherë’’.
Mark Zuckerberg – “Lëvizni shpejt dhe thyeni gjërat. Nëse nuk po thyeni gjëra, nuk po lëvizni mjaftueshëm shpejt’’.
Donald Trump – “Mendoni për gjëra të mëdha dhe realizoni ato’’.
Larry Page – “Nëse po ndryshoni botën, ju po punoni në gjëra të rëndësishme. Emocionoheni kur zgjoheni në mëngjes’’.
Albert Einstein – “Nëse dëshironi të jetoni një jetë të lumtur lidheni atë me një qëllim jo me njerëz ose gjëra’’.
Steve Jobs – “Mënyra e vetme për të bërë gjëra të mrekullueshme është të doni atë që bëni. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni t’a kërkoni. Mos u pajtoni me gjithçka’’.
/EO/