Kina është një udhëheqëse globale në rimëkëmbjen ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit dhe ndikimi i saj ekonomik deri në fund të vitit do të jetë më i madh se kurrë.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka arritur të shmangë një recesion, ndryshe nga fuqitë e tjera botërore dhe supozohet se rritja e PBB-së së saj këtë vit do të jetë 1.6 përqind, ndërsa rënia e ekonomisë globale do të jetë 5.2 përqind, sipas të dhënave nga Banka Botërore.
Kina ka arritur të arrijë rimëkëmbjen ekonomike në një kohë relativisht të shkurtër falë masave të marra.
Rënia e PBB-së e fuqive të tjera
Qeveria ka caktuar disa qindra miliardë dollarë për projekte të mëdha të infrastrukturës dhe ka ofruar stimuj financiarë në mënyrë që të rrisë konsumin e popullsisë.
Pjesa e Kinës në PBB-në botë pritet të rritet me 1.1 përqind deri në fund të vitit.
Kjo është tre herë më shumë se vitin e kaluar dhe, në të kundërt, pjesa e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve Evropiane do të ulet. /tesheshi.com/