Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci) tha se Turqia nuk është një vend që mund të përulet me lojëra ekonomike që bëhen kundër saj.
Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi (Bülent Tüfenkci) tha se Turqia nuk është një vend që mund të përulet me lojëra ekonomike që bëhen kundër saj.
Ministri Tyfeknxhi mbajti një fjalim në qytetin e Mallatjas (Malatya), ku bëri të ditur se Turqia dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, por përballet gjithmonë me pengesa.
Duke u shprehur se kanë ardhur deri në këto ditë duke kapërcyer pengesa të hapura ose të mbuluara në mënyrë të fshehtë, Ai tha: “Ashtu siç shprehet edhe presidenti ynë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ne nuk jemi pala që ngrihet nga tryeza. Vendi ynë zbaton shumë projekte së bashku me Bashkimin Evropian. Tani Unioni mundohet të marrë vendim për të ndërprerë një pjesë të projekteve që ka me Turqinë. Edhe po ti ndërpresin edhe po të mos i ndërpresin Turqia do të vazhdojë rrugën e saj”.
Ai theksoi gjithashtu se në Turqi vazhdojnë investimet dhe shtoi: “Sot presidenti ynë, kryeministri dhe ministrat, veç e veç marrin pjesë në ceremonitë e hedhjes së themeleve dhe realizojnë inaugurime të projekteve që kanë përfunduar. Në këtë pikë Turqinë nuk mund ta përulin lehtë dhe ndihmën e Allahut nuk do të përulet. Mjafton që ne të mos ndërpresim lidhjet me popullin tonë, të mos ndërpresim lidhjet shpirtërore” tha Ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi.